Site icon Telegrafi

Timber pranon t’i bashkohet Arsenalit, tani dy klubet po negociojnë për çmimin e tij

Jurrien Timber pritet të jetë mbrojtësi i ri i Arsenalit për sezonin e ri.

Qendërmbrojtësi holandez ka pasur negociata me Topçinjtë dhe ka pranuar kushtet e ofruara nga skuadra angleze.

The Sun ka raportuar se holandezi i talentuar është pajtuar që karrierën ta vazhdoj në Londër dhe po pret tanimë arritjen e marrëveshjes mes dy skuadrave.

22-vjeçari ka pasur një sezon fantastik me Ajaxin, ku në 47 ndeshje zyrtare ka realizuar dy gola dhe ka asistuar në dy të tjerë.

Lexo po ashtu Si do të rreshtohej Arsenali në sezonin e ri nëse realizon transferimet mbi 200 milionë euro

Ajax është gati ta lejoj largimin e yllit të skuadrës, por i ka bërë të qartë Arsenalit se dëshiron të fitoj 50 milionë euro nga shitja e tij.

Negociatat mes dy klubeve po vazhdojnë, ku Topçinjtë kanë synim ta ulin çmimin e lojtarit në 40 milionë euro.

Lexo po ashtu Timber drejt transferimit në Angli, kërkohet nga Man Utd dhe Liverpool

Gjithnjë sipas mediumit anglez, marrëveshja mes palëve do të arrihet pasi lojtari tanimë i ka bërë të qartë drejtuesve të Ajaxit se dëshiron transferimin në Londër.

Kujtojmë që në garë për Timber kanë qenë edhe skuadra tjera të mëdha si Liverpool, Man Utd dhe Bayern Munich, por projekti i Arsenalit e ka bindur lojtarin të pranojë transferimin në Emirates Stadium. /Telegrafi/

Exit mobile version