Site icon Telegrafi

Tifozët e Real Madridit kënduan këngë të turpshme për Guardiolën dhe mund të pendohen

Real Madridi mund të përballet me një dënim të ashpër për një këngë që tifozët e tyre i drejtuan trajnerit të Manchester City, Pep Guardiola, mbrëmë (e mërkurë).

Mbrëmë, Real Madridi e eliminoi Manchester Cityn në fazën ‘play-off’ të Ligës së Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 6-3 nga dy ndeshjet.

Ndeshja e kthimit në Santiago Bernabeu përfundoi me rezultat 3-1 dhe Real Madridi festoi me het-trik nga Kylian Mbappe, i cili më në fund filloi të tregojë se për çfarë erdhi.

Sikur të mos mjaftonte makthi për Guardiolën për sa i përket rezultateve, tifozët e Real Madridit dolën me një këngë ofenduese për të.

“Oh, Guardiola, dukesh kaq i dobët. Më parë ishte droga, tani mund të të shohim në Chueca”, kënduan tifozët e Realit.

 

Chueca është një pjesë e Madridit ku mblidhen homoseksualët. Gjithashtu, Guardiola së fundmi ka pasur probleme shëndetësore dhe psikologjike pas divorcit, ndaj duket qartë se gjëra të tilla janë edhe më të vështira për të.

UEFA do të nisë një hetim për të gjitha këto që mund të rezultojnë me një ndëshkim financiar, por edhe mbylljen e stadiumit.

Një veprim i ngjashëm zemëroi tifozët e Paris Saint Germain vetëm katër muaj më parë, duke rezultuar në mbylljen e një pjese të stadiumit Parc des Princes për ta për shkak të thirrjeve homofobike. /Telegrafi/

 

Exit mobile version