LAJMI I FUNDIT:

“TI Maqedoni” kërkon transparencë të përforcuar nga institucionet në kushte të pandemisë

“TI Maqedoni” kërkon transparencë të përforcuar nga institucionet në kushte të pandemisë

“Në kushte të pandemisë botërore të shkaktuar nga virusi Kovid-19, Transparency International Maqedoni (TI-M) me vëmendje i ndjek të gjitha veprimet dhe aktivitetet që në kushte të gjendjes së jashtëzakonshme i ndërmerr Qeveria dhe të gjitha institucionet e tjera. Masat themelore mbrojtëse kundër korrupsionit asnjëherë nuk duhet të dobësohen apo të mosrespektohen, në të kundërtën rrezikojmë t’i minojmë përpjekjet tona për t’i shërbyer të mirës publike derisa akti korruptues është ia pandëshkuar”.

Kështu thonë nga TI-M, prej ku kërkojnë që qeveria dhe institucionet tjera të tregojnë transparencë dhe llogaridhënie më të madhe në këto kushte.

“Edhe pse legjislacioni për gjendje të jashtëzakonshme mund të ndihmojë në uljen e kohës së nevojshme për furnizim të këtyre materialeve mjekësore kritike, për fat të keq, shpesh herë u lejon qeverive t’i anashkalojnë kontrollet dhe bilancet e zakonshme të shpenzimit publik. Përvojat në botë të cilat vijnë nga shtetet e tjera të goditura me pandeminë kanë treguar se me rëndësi qenësore është transparenca dhe integriteti të ruhen dhe të zgjerohen në sektorin shëndetësor. Janë identifikuar disa masa kritike kundër korrupsionit, përfshirë edhe publikimit të hapur të hulumtimeve për vaksina dhe trajtime, mbrojtje të informatorëve në sistemet shëndetësore dhe sigurim të qasjes së barabartë deri te trajtimi për kursim të jetës”, theksohet në kumtesën e TI-M.


Ata potencojnë se përqendrimi i fuqisë nuk duhet, për çfarëdo rrethanash, të sjellë deri në keqpërdorim të saj.

Prej atje informojnë se këto ditë në bashkëpunim me KSHPK dhe si një pjesë e Platformës që organizatave civile për luftë kundër korrupsionit, kanë filluar aktivitet të përbashkët të ndjekjes së respektimit të ligjshmërisë dhe transparencës në proceset e vendimmarrjes dhe miratimit të vendimeve dhe dekreteve konkrete.

Në situatë të gjendjes së jashtëzakonshme, Transparency International Maqedoni bën apel që të gjitha resurset të drejtohen drejt tejkalimit të kësaj gjendje dhe respektim të sundimit të së drejtës. Transparency International Maqedoni u bën thirrje të gjitha institucioneve kompetente të sillen sipas rregullave dhe normave të përcaktuara dhe ta ruajnë integritetin dhe transparencën e tyre dhe në këtë periudhë, por edhe të përfshirjes më të madhe të sektorit civil.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Mot i vranët, në viset e ulëta riga shiu

Mot i vranët, në viset e ulëta riga shiu

Lajme
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Lajme
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Kalo në kategori