Real Madridi ka fituar ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve ndaj Bayern Munichut në Allianz Arena me rezultat 1-2.

Kapiteni i Bayern Munichut, Thomas Muller tha se çelësi i humbjes së skuadrës bavareze ishte se u treguan shumë naiv dhe mbi të gjitha, që nuk shfrytëzuan rastet që iu krijuan.


Thomas Mullerr Thomas Muller (Getty Images)

"Nëse e shikoni të gjithë ndeshjen, atëherë do të vijmë në përfundim se u treguam naiv. Ne nuk arritëm të bëjmë atë që kemi bërë në javët e fundit", tha Muller.

"Ne mund të kishim një rezultat shumë më të mirë për shkak të mënyrës së ndeshjes," shtoi ai.

Gjermani tha se nuk mund të kritikoni ndonjë kë shkaku i rasteve të humbura.

"Goli i dytë ra nga një gabim individual ndërsa i pari ishte i çuditshëm, por gjëja përfundimtare është se nuk i kemi shfrytëzuar rastet tona", tha ai.

Ai pranoi se Real Madridi luajti shumë të dobët "Ky Real Madrid është absolutisht i pambrojtur, ne duhet të kemi një mentalitet vrasës sepse kemi mundësi reale".

Ndryshe, takimi i dytë mes këtyre klubeve do të zhvillohet të martën (1 maj) në stadiumin Santiago Bernabeu. /Telegrafi/

telegrafi sport app