Thomas Lemar së shpejti do të jetë lojtar më i ri i Atletico Madridit.

Francezi, në mungesë kontrolleve mjekësore dhe të nënshkrimit, do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në historinë e Atletico Madridit.


Skuadra rojiblanco do të paguajë midis 70 dhe 80 milionë euro ekipin francez të Monacos.

Në këtë formë ai do të bëhet transferi më i shtrenjtë duke lënë pas Diego Costan, i cili ishte blerë për 55 milionë euro.

I treti ishte Radamel Falcao, i cili në vitin 2011 u transferua për shumën e 40 milionë eurove.

Më poshtë gjendet lista e dhjetë transfereve më të shtrenjta të Atleticos:

1. Lemar (Monaco): midis 70 dhe 80 milionë euro
2. Diego Costa (Chelsea): 55 milionë
3. Falcao (Porto): 40 milionë
4. Vitolo (Sevilla): 36 milionë
5. Jackson Martinez (Porto): 35 milionë
6. Gameiro (Sevilla): 32 milionë
7. Griezmann (Real Sociedad): 30 milionë
8. Gaitán (Benfica): 25 milionë
9. Aguero (Independent): 23 milionë
10. Forlan (Villarreal): 21 milionë. /Telegrafi/

telegrafi sport app