LAJMI I FUNDIT:

Thimonier: Mbështetëm impiantin e ujrave të zezë në Shkup

Thimonier: Mbështetëm impiantin e ujrave të zezë në Shkup

Ambasadori francez në Shkup, Christian Thimonier, ka shpalosur detaje rreth mbështetjes financiare të impiantit pastrues të ujrave të zezë në Shkup, njofton Telegrafi Maqedoni.

”Qeveria franceze, në kuadër të politikës së saj të bashkëpunimit bilateral me Maqedoninë, ka financuar një studim paraprak për ndërtimin e impiantit pastrues të trajtimit të ujërave të zeza për qytetin e Shkupit, që kap shifrën në vlerë prej gati 700.000 eurosh.

Kjo mbështetje për Maqedoninë përmes një projekti mjedisor emblematik ilustron mbështetjen e vazhdueshme franceze për reformat në vend, përparimin e tij, duke përfshirë këtu edhe atë mjedisor, për miratimin e standardeve evropiane në këtë fushë”, deklaroi Thimonier./Telegrafi/