• Edhe nga mënyra se si qesh, mund të njihet njeriu.
• Kur ndaloni së lexuari libra, ju pushoni së menduari.
• Shkalla e qytetërimit të një shteti matet nga burgjet e tij.
• Budallai që e pranon se është budalla, nuk është më budalla.
• Pse e kemi mendjen atëherë, nëse s’bëjmë sipas mënyrës sonë.
• Qenie që i përshtatet gjithçkaje: është përkufizimi më i mirë që mund t’i bëhet njeriut.
• Kurrë nuk do të mbërrini në destinacionin tuaj, në qoftë se ndaleni dhe qëlloni me gur çdo qen që leh.
• Edukimi i fëmijëve është punë dhe detyrë.
• Zotësia më e madhe për shkrimtarin është zotësia për të fshirë atë që ka shkruar.
• Arti është një kërkesë për njeriun ashtu si dhe të ngrënët e të pirët.
• Asgjë nuk është më fantastike se realiteti.
• Çdo gjë që është e vlefshme për njerëzit, ajo është edhe fisnike.
• Mendimet e mëdha e kanë burimin jo aq nga mendja e madhe, sa nga ndjenja e madhe.
• Pa një objektiv në jetë, njeriu ndihet i mbytur.
• Shpirti shërohet duke ndenjur me fëmijë.
• Dashuria është aq e fuqishme, sa na rilind edhe ne vetë.
• Kur zemrës së vajzës nis t’i vijë keq, atëherë kuptohet vetë se kjo është gjëja më e rrezikshme për të.
• Në zemrën që dashuron vërtet ose xhelozia vret dashurinë ose dashuria vret xhelozinë. Krejt e kundërta ndodh me pasionin e verbër.
• Mendja prandaj është, që të arrish atë që kërkon.
• S’ka gjë më të vështirë në botë se sa çiltërsia dhe s’ka më të lehtë se lëvdata.
• Nëse Zoti nuk ekziston, atëherë çdo gjë lejohet.
• Disa mendojnë se paraja i ngre në nivelin e çdo gjëje që është mbi ta.
• Njerëzimi mund të jetojë pa shkencë, mund të jetojë pa bukë, por nuk jeton dot pa bukurinë.
• Jo forca, por bukuria e vërtetë do ta shpëtojë botën.
• Nuk ka kënaqësi më të madhe për një nënë, sesa të shohë për herë të parë një buzëqeshje në buzët e fëmijës së saj.
• Vuajtja: ky është i vetmi shkak i vetëdijes.
• Vetëdija dhe dashuria janë ndoshta e njëjta gjë, pasi pa dashurinë asgjë nuk dihet.
• Kur një shpirt meskin i shpëton shtypjes, bëhet vetë shtypës.
• Arti e revolta nuk do të vdesin përveçse me njeriun e fundit.
• Njerëzit i urrejnë profetët dhe i vrasin, por adhurojnë martirët dhe nderojnë ata që kanë vrarë.
• Mbi këtë tokë mund të duam vetëm përmes mundimit.
• Kur çdo njeri do të ketë arritur lumturinë, koha s’do të jetë më.
• Për të vepruar me zgjuarsi, vetëm zgjuarsia nuk mjafton.
• Nuk ka lumturi më të madhe se atë të familjes.
• Bukuria është një enigmë.
• Nëse djalli nuk ekziston por e ka krijuar njeriu, besoj se ai e ka krijuar sipas imazhit e shëmbëlltyrës së tij.
• Një njeri, i cili e di se si të përqafojë një tjetër, është një njeri i mirë. /EO/