Thënie të Balzakut: Të lexuarit na sjell miq të panjohur!

Më poshtë mund të lexoni 25 thënie të gjeniut të letërsisë botërore, Balzakut (Honore de Balzac).
- Burokracia është një mekanizëm gjigant ngritur nga xhuxhët!
- Prej kur ekziston shoqëria, një qeveri, në mënyrë të pashmangshme, ka qenë gjithmonë një kontratë sigurie midis të pasurve kundër të varfërve!
- Urrejtja pa dëshirën e hakmarrjes është një farë e rënë në shkëmb!
- Arti është natyra e koncentruar!
- Femrat, kur nuk dashurojnë, kanë gjakftohtësinë e një avokati të vjetër!
- Në jetë janë me bollëk meshkujt, por mungojnë burrat!
- Askush nuk guxon t’i thotë lamtumirë një zakoni. Shumë vetëvrasje janë ndalur në prag të vdekjes për hir të kujtimit të kafesë ku për çdo mbrëmje luan domino!
- Të lexuarit na sjell miq të panjohur!
- E gjithë lumturia varet nga kurajoja dhe puna!
- Ligjet janë rrjet merimange përmes së cilës merimangat e mëdha kalojnë ndërsa ato të vogla zihen në kurth!
- Femrat janë gjithnjë të vërteta, madje edhe në mes të pavërtetave të tyre më të mëdha, për shkak se ato janë të ndikuara gjithnjë nga një ndjenjë e natyrshme.
- Çdo moment lumturie kërkon një sasi të madhe injorance!
- Një ditë ju do të zbuloni se ka më shumë lumturi në lumturinë e dikujt tjetër se sa në vetë tonën!
- Martesa duhet të luftojë vazhdimisht kundër një monstre që gllabëron gjithçka: Rutinën!
- Frikërat tona më të mëdha qëndrojnë në pritje!
- Kushedi se ç’kënaqësi duhet të jetë për një femër të vuajë për personin që do!
- Asgjë nuk është më e keqe në shoqëri kur ekziston besimi nga një shok se është superior ndaj tjetrit!
- Suksesi nuk ekziston kur ke talent të madh, por pa vullnet!
- Pabarazia mund të jetë e drejtë, por asnjë pushtet në botë nuk mund ta kthejë atë në fakt!
- Unë jam një poet i madh. Nuk i hedh poemat në letër, ato qëndrojnë në veprime dhe ndjenja!
- Asnjë nuk e dashuron një femër sepse është e bukur apo e shëmtuar, budallaqe apo inteligjente. E duam sepse thjesht e duam!
- Njerëzit duhet të besojnë tek martesa ashtu si tek pavdekësia e shpirtit!
- Ah sikur të pikturonim me dorë atë që shohim me sy!
- Gjëja e parë e nevojshme për të fituar zemrën e një femre është mundësia!
- Mizoria dhe frika shtrëngojnë duart së bashku. / Tirana Observer/


















































