• Njeriu është e vetmja krijesë që refuzon të jetë çfarë është.
• Politika dhe e ardhmja e njerëzve mbruhen nga individë pa ideale dhe pa madhështi. Kush ka madhështi brenda vetes nuk merret me politikë. Po të ishte bota e qartë, arti nuk do të ekzistonte.
• Njeriu është gjithmonë fajtor për diçka.
• Gjithmonë vjen çasti kur duhet të zgjedhësh midis vëzhgimit dhe veprimit. Kjo do të thotë të bëhesh burrë.
• Për të qenë të lumtur, nuk duhet të merremi shumë me të afërmit.
• Nëse nuk të duan është fatkeqësi, por të mos dish të duash është tragjedi.
• Vjeshta është një pranverë e dytë, ku çdo gjethe është një lule.
• Duhet të duhemi shumë për t’u vetëvravë.
• Për shekuj me radhë vrasja është ndëshkuar me vdekje, e megjithatë raca e Kainit nuk është zhdukur.
• Të gjithë njerëzit normalë kanë dëshiruar të paktën një herë vdekjen e njeriut që dashurojnë.
• Asnjëherë nuk duhet të luash teatër me të tjerët.
• Ata që kanë frikë të shijojnë janë budallenj.
• Kush është rebel? Ai që thotë jo.
• Mitet ekzistojnë që imagjinata t’u japë jetë.
• Sharmi është mënyra për të marrë një “po”, pa artikuluar një pyetje të qartë.
• Liria është mundësia për të qenë më të mirë.
• Nuk dua të jem një gjeni, kam probleme të mjaftueshme edhe vetëm duke kërkuar të jem një njeri.
• Të gjykuarit nëse jeta ia vlen apo nuk ia vlen të jetohet është çështja kryesore e filozofisë.
• Të krijosh do të thotë t’i japësh formë fatit tënd.
• Një njeri pa etikë është një bishë e egër që endet e lirë nëpër botë.
• Kemi përherë përfytyrime të tepruara mbi gjërat që s’i njohim.
• Absurdi lind nga ballafaqimi i pyetjes së njeriut dhe heshtjes së pashpjegueshme të botës.
• Njoh një detyrim të vetëm: atë të dashurisë.
• Kur të jemi të gjithë fajtorë, do të kemi demokraci.
• Altruizmi është një tundim, si kënaqësia. /EO/