Thuajse të gjithë njerëzit janë të vetëdijshëm për inteligjencën që ka pasur Albert Einstein.

Edhe sot atë e njohim si njeriu prapa teorisë së relativitetit. Ai gjithashtu ka fituar çmimin Nobel, por edhe ka qenë një bashkëshort i mirë, transmeton Telegrafi.


Megjithatë, pak njerëz e dinë se kur kishte qenë adoleshent, shumë pak njerëz kishin supozuar se do të kishte të ardhme të ndritur.

Ai kishte hequr dorë nga shkolla e mesme dhe ishte larguar nga ushtria.

Madje, një nga mësuesit e tij i kishte thënë se ai nuk vlen asgjë.

Ai kishte përjetuar vdekjen e të afërmve, të ardhurat e ulëta, divorcin, sëmundjet, etj.

Por, pavarësisht mundimeve nëpër të cilat kishte kaluar, ai s’kishte hequr dorë.

Sot, ju sjellim disa thënie nga ai që mund t’ju ndihmojnë të inspiroheni.

- “Imagjinata është më e rëndësishme sesa njohuritë. Njohuria është e limituar. Imagjinata e rrethon botën” - “Janë vetëm dy mënyra se si mund ta jetoni jetën. Njëra është sikurse asgjë nuk është mrekulli. Tjetra mënyrë është të jetoni sikurse çdo gjë është mrekulli” - “Jeta është sikurse ta vozitni biçikletën. Për ta mbajtur balancimin, ju duhet të qëndroni duke lëvizur” - “Gjëja më e rëndësishme është të mos ndaloni së bëri pyetje. Kureshtja e ka arsyen e vet se përse ekziston” - “Edukimi është ai çfarë mbetet kur njeriu të ketë harruar çfarë ka mësuar në shkollë”. - “Një person që asnjëherë nuk ka gabuar, kurrë s’ka provuar diçka të re”. /Telegrafi/