Banorët e qytetit të Tetovës janë duke u përballur me mungesë të ujit të pijshëm tashmë disa ditë me radhë. Problemi filloi që më 15 dhjetor kur edhe ka filluar të ulet sasia e ujit në burime. Nga dita në ditë kjo sasi nga 300 litra ujë në sekondë ka rënë në 190 litra në sekondë, që është e pamjaftueshme për të furnizuar në mënyrë normale këtë qytet.
Ekipet e Ndërmarrjes Publike Komunale gjatë vikendit kanë dalur në terren dhe janë duke punuar në sanimin e situatës së krijuar, por ka shumë vështirësi për shkak të kushteve klimatike. Nga Ndërmarrja Publike Komunale në Tetovë njoftojnë se për shkak të një defekti në gypin e linjës në Leshnicës, uji në rezervuaret e qytetit pëson rënie drastike.
“Indiciet e para të rënies së sasisë së ujit janë shfaqur më 15 dhjetor nga furnizimi në lumin e Leshnicës më 16 dhjetor sasitë filluan ndjeshëm të zvogëlohen dhe ne me ekipet që bëjnë monitorimin e gjendjes së ujit kemi dalur në teren për të gjetur problemin. Kemi vërejtur se në lokacionin Lumi i Ftohtë, kemi turbullirë të ujit dhe kjo na dha një sinjal se kemi problem në sistemin e ujësjellësit të Leshnicës. Më 17 dhjetor, tashmë ekipet lokalizuan se ku është problemi dhe problem është rreth 300 metra larg nga lokacioni Uji i Ftohtë në drejtim të Leshnicës. Më 18 dhjetor kemi filluar hapjen e rrugës sepse bëhet fjalë për një trasë prej 11 kilometrave nga filter stacioni që të dërgojmë materialet e nevojshme. Të dielën është parë se ku qëndron problem dhe tashmë ekipet janë atje dhe punojnë pra mendojmë që më së voni deri ditën e mërkurë të sanohet defekti”, tha Lulzim Shaqiri, përgjegjës i seksionit të ujësjellësit.
Poashtu bëhet e ditur se tereni është shumë i papërshtatshëm për të intervenuar në këtë pjesë të malit Sharr për shkak të reshjeve të borës. Njëkohësisht ekipet e Ndërmarrjes Publike Komunale kanë dalë në teren në lagjet 146 dhe në Çarshinë e Epërme, me qëllim që të shohin se a furnizohen edhe këta lagje me ujë të pijshëm. Që nga 17 dhjetori, Ndërmarrja Publike Komunale në Tetovë është detyruar që të fillojë me restrikcion të ujit për pije edhe atë nga ora 01:00 deri 05:00 gjatë natës si dhe nga 13:00 deri 16:00 gjate ditës. Si pasojë e mungesës së ujit të pijshëm në rrjetin e ujësjellësit të qyetit, për zbutjen e kësaj situate, kjo ndërmarrje ka aktivizuar edhe puset në qytet. Ky restrikcion do të vlej deri në sanimin e defektit në linjën kryesore të Leshnicës.“Me vet sanimin e defektit shpresojmë që do të ndërpresim edhe restrikcionet por afat të saktë nuk mund të themi se punohet në kushte shumë të vështira” sqaroi Shaqiri. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Publikohet shpallja për pranimin e 300 ushtarëve të rinj dhe 10 nënoficerëve në Armatën e Maqedonisë

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët