Site icon Telegrafi

Termocentrali gjigant i Pensilvanisë shembet në një shpërthim të kontrolluar

Një video amatore shfaq momentin kur termocentrali më i madh i dikurshëm me qymyr në Pensilvani, u shemb si pasojë e një shpërthimi të papritur.

Katër pirgje të larta dhe tre kulla ftohëse në stacionin gjenerues të qytetit Homer në qarkun Indiana, u rrëzuan në një shpërthim  të kontrolluar herët në mëngjes të së shtunës, transmeton Telegrafi.

Pamjet fiksuan strukturat e mëdha që shemben pasi seria e shpërthimeve të planifikuara me kujdes, i rrëzuan ato në termocentralin historik të Pensilvanisë.

Prishja është pjesë e një projekti rizhvillimi në vend. Zyrtarët thonë se vendi tani do të pastrohet për zhvillim në të ardhmen.

Termocentrali me qymyr që kishte qenë një element kryesor i komunitetit për më shumë se 50 vjet. /Telegrafi/

Jaw-Dropping Implosion of Pennsylvania's Largest Coal Plant!

Explosions used to demolish stacks at former Homer City Generating Station

Exit mobile version