”Nova Makedonija” bën të ditur se pas tërheqjes nga organizimi i protestave ”Për Maqedoni të Përbashkët”, Igor Durllovski ka hequr dorë edhe nga pozita e drejtorit të Operës dhe Baletit të Maqedonisë.
Ai shpreh keqardhjen për ngjarjet në shoqëri, siç thotë, në kohën e shënimit të dy jubileve që duhej të krijonin faqe të re në arritjet artistike. Ai shpreh keqardhje që edhe OBM-ja u përfshi në këto zhvillime negative.
Durllovski ishte pjesëmarrës në grupin e qytetarëve që u futën dhunshëmnë Kuvendin e Maqedonisë, natën e 27 prillit. Dita e tij e fundit e punës do të jetë 25 maji i këtij viti./Telegrafi/