Portieri i Barcelonës, Marc-André ter Stegen, ​​është operuar me sukses në gjurin e tij të djathtë.

Mësohet se portieri do të jetë i gatshëm për dy muaj e gjysmë, sipas asaj që ka njoftuar stafi mjekësor i klubit të Barcelonës në një deklaratë zyrtare.


Një mungesë disi më e gjatë se sa pritej, por që Ter Stegen do të përpiqet ta shkurtojë.

ter stegen 2

Ter Stegen nuk do të mund të japë kontribut për “blaugranat” deri në fund të tetorit.

Portieri gjerman ka marrë pjesë në gjithsej 46 ndeshje këtë sezon: 36 në La Liga, tetë në Ligën e Kampionëve dhe dy në Copa del Rey.

Përveç kësaj, ai ka arritur ta mbajë të paprekur rrjetën në 15 raste. /Telegrafi/

telegrafi sport app