LAJMI I FUNDIT:

Tentim vrasje në Zveçan

Tentim vrasje në Zveçan
Foto:

Një tentim vrasje ka ndodhur ditën e shtunë në Zveçan.

Policia bën të ditur se përleshja fizike ka ndodhur mes dy serbëve, ku më pas njëri ka therur me thikë tjetrin.

“Zveçan 10.06.2023 – 16:30. Lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull serb pasi i njëjti është sulmuar fizikisht, therur me thikë nga një i dyshuar mashkull serb. Gjatë përleshjes lëndime trupore ka pësuar edhe i dyshuari. Viktima dhe i dyshuari janë dërguar në tretman mjekësorë dhe të njëjtit sipas raportit mjekësorë janë jashtë rrezikut për jetë”, ka njoftuar Policia.


Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/