Ters nisi eksperienca e Eneda Tarifës për “Eurovizion”, dhe kështu përfundoi. Rrugëtimi i saj në festivalin evropian të këngës ka mbaruar të enjten, pasi këngëtarja shqiptare nuk ka arritur të siguroi një vend për finalen e madhe.
Tarifa performoi e 17-të me radhë. Këngëtarja gjithsesi ishte në formë shumë të mirë vokale. Mirëpo, duket se kënga jo e duhur i humbi madhështinë kësaj pjese.
Siç raporton emisionin “Express” i KTV-së, në një shkrim për gjysmëfinalen e “Eurosong”-ut, “Telegrafi” britanik kritikoi paraqitjen e këngëtares shqiptare. “Zonja nga Shqipëria dukej si personazh i bezdisshëm vizatimor dhe këndoi një këngë të mërzitshme. K
jo është e tëra që mund të themi për të”, ka shkruar “Telegraf” në përshkrimin për përfaqësuesen e Shqipërisë në “Eurosong”, me ç’rast gjithashtu vuri në pah theksin e dobët të anglishtes në interpretimin e këngëtares.