Erblina Ademi vetëm gjatë kësaj sezone dimërore ka vizituar qendrën tristike të Brezovicës tre herë. Ajo është adhuruese e skijimit. Për të pasur mundësinë që të shijojë atraksionet e kompleksit turistik ‘Brezovica”, asaj i duhej që ta përdorte teleferikun e kësaj qendre.
“Teleferikun zakonisht e shfrytëzoj çdo herë kur ta vizitoj Brevovicën. Paguaj biletën ditore me çmim rreth 18 euro të cilën e shfrytëzoj gjatë gjithë ditës. 8 deri në 9 herë hip në teleferik”, ka thënë Ademi për Gazetën Fjala.
E janë 2 teleferikë dhe një sklifit që turistët e interesuar për atraksionin e Brezovicës mund ti shfrytëzojnë. Ndonëse në këtë ski qendër ndodhen 5 teleferikë dhe 4 skilifta, mirëpo gjatë kohës, shumica e tyre janë prishur ose nuk punojnë. Ajo dhe turistët e tjerë që gjatë sezonës së dimrit kanë vizituar pikën turistike Brezovica kanë qenë të rrezikuar nga përdorimi i teleferikut.
Kjo pasi që Ministria e Tregtisë dhe Industrisë nuk ka kontraktuar asnjë kompani për vlerësimin e sigurisë së këtyre teleferikëve.
Pyetjeve të drejtuara nga Gazeta Fjala kjo Ministri ka vendosur që t’iu përgjigjet vetëm pas përfundimit të sezonës turistike në Brezovicë.
Ndonëse pyetjet në adresë të këtij institucioni janë dërguar muaj më parë. “MTI-ja nuk ka të autorizuar ndonjë Trup për Vlerësim të Konformitetit (TVK) për të zbatuar procedurat e vlerësimit të konformitetit të përcaktuara në anekset e Rregullores për teleferikët për bartjen e njerëzve”, thuhet në përgjigjen e MTI-së, dhënë Gazetës Fjala.
E janë mbi 41 mijë persona që vetëm gjatë katër muajve së stinës së dimrit kanë shfrytëzuar teleferikët e Brevovicës. Drejtori i Qendrës Ski Brezovicë, Dragan Redzic, ka thënë për Gazetën Fjala se për këtë sezonë dimërore rreth 41 mijë e 870 persona/visitor në Brezovicë kanë marr biletë Ski për një udhëtim me teleferik. Një biletë për një udhëtim të tillë me teleferik kushton 3 euro, që I bie rreth 125 mijë e 610 euro ka marrë qendra “Ski Brezovicë” nga këto bileta.
Radzic shpjegon se rreth 3 mijë e 800 persona të tjerë kanë marrë bileta gjysmë ditore, ditore, tre ditore, shtatë ditore dhe sezonale dhe bileta të personelit.
Ndërkohë që Ministria e Tregtisë dhe Industrisë për këtë çështje arsyetohet me rregulloren në fuqi për teleferikët. “MTI është në procedurë të miratimit të legjislacionit për procedurën e autorizimit të trupave për vlerësim të konformitetit të përcaktuar në nenin 13 të rregullores për Teleferikët për bartjen e njerëzve… Kjo rregullore është hartuar ne baze te të Ligjit Nr. 04/L-039″, thuhet në përgjigjen e MTI-së.
“Për Kërkesat Teknike për Produkte dhe Vlerësim të Konformitetit. Vlerësimi i konformitetit të teleferikëve dhe komponentëve te sigurisë behet para vendosjes në treg , teleferikët e ndërtuar dhe vënë në shërbim si dhe për nënsistemet dhe komponentët e sigurisë të plasuar në treg”.
E nënkryetari i komunës së Shtërpcës, Beqir Fejzullahu, ka thënë për Gazetën Fjala se që këto problem të evitohen duhet të bëhet privatizimi I kompleksit turistik ‘Brezovica”.
“Me këtë do të përfitonin jo vetëm qytetarët që atë zonë por edhe turistët që do ta vizitojnë kompleksin turistik. Nëse nuk ndodh privatizimi është shumë problem”, ka thënë Fejzullahu. /GazetaFjala/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Premtimet për rrymën: Gaz, thëngjill, burime të ripërtërishme
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos