LAJMI I FUNDIT:

Sulm me bombë në Afganistan, të paktën 28 viktima

Sulm me bombë në Afganistan, të paktën 28 viktima

Të paktën 28 persona u vranë dhe dhjetëra u plagosën pas bombardimeve në disa qytete të mëdha afgane, thanë zyrtarët lokalë.

Më vdekjeprurësi ishte një shpërthim në një xhami shiite në qytetin verior të Mazar-e-Sharif. Shpërthimi mori të paktën 20 jetë dhe plagosi 60, tha një mjek në kryeqytetin e provincës për dpa.

Shteti Islamik njoftoi në Telegram se ishte përgjegjës për shpërthimin në Mazara Sharif.


Shpërthimi i dytë shkaktoi të paktën 11 viktima të tjera në Kunduz, një qytet tjetër në Afganistanin verior dhe një i tretë në qytetin lindor të Nangarhar, raporton dw.

Në Mazara Sharif, një mjet shpërthyes i improvizuar u shpërthye në një xhami në qendër të qytetit gjatë lutjeve, tha zëdhënësi i policisë talebane, Muhammad Asif Waziri.

Dëshmitarët thonë se numri i të vdekurve është shumë më i madh, pra se të paktën 50 persona janë vrarë. Forcat e sigurisë talebane dyshohet se rrethuan zonën dhe konfiskuan telefonat celularë nga njerëzit në vendngjarje dhe gazetarëve iu mohua qasja.

Pas tërheqjes së forcave të NATO-s dhe kapjes së kryeqytetit Kabul, talebanët kanë premtuar vazhdimisht se do të sjellin paqe në vend. Pas marrjes së pushtetit, ata kufizuan më tej liritë e medias në vend. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Mbetjet e raketës së Musk bien në disa vende në Poloni, publikohen pamjet

Mbetjet e raketës së Musk bien në disa vende në Poloni, publikohen pamjet

Evropa
SHBA do t'i ofrojë Ukrainës marrëveshje për ndarjen e fondeve të sigurisë për burimet

SHBA do t'i ofrojë Ukrainës marrëveshje për ndarjen e fondeve të sigurisë për burimet

Evropa
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Pamjet e Elon Musk duke ‘braktisur’ djalin e tij 4-vjeçar bëhen virale, por gjërat nuk janë ashtu siç duken

Pamjet e Elon Musk duke ‘braktisur’ djalin e tij 4-vjeçar bëhen virale, por gjërat nuk janë ashtu siç duken

Amerika
Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Botë
Vdes agjenti i Shërbimit Sekret që u hodh mbi limuzinën presidenciale gjatë vrasjes së John Kennedy

Vdes agjenti i Shërbimit Sekret që u hodh mbi limuzinën presidenciale gjatë vrasjes së John Kennedy

Amerika
Kalo në kategori