Për masakrën në Liqenin e Smillkovës gjashtë persona u dënuan me burg të përjetshëm. Avokatët edhe më tej janë të bindur se rasti Monstra është i montuar dhe se të dënuarit janë të pafajshëm. Prokuroria Speciale tashmë ka hapur procedurë parahetimore për rastin në fjalë. Avokati Naser Raufi deklaron për Alsat-M se “Monstra” do të merrte një kahe tjetër nëse Kuvendi do t’i votonte ndryshimet në ligjin për dëshmitarë të mbrojtur. Një gjë të tille e kërkoi personalisht edhe Katica Janeva.
Prokurorja Speciale rreth një muaj më parë edhe njëherë porositi se, nëse vetë do ti mbronte dëshmitarët, shumë raste me interes publik, do t’i zgjidheshin më lehtë ose do të merrnin kahe tjetër. Mes tyre është edhe rasti “Monstra”.
”Një lloj i informatorëve, mendoj se janë njerëzit që u dënuan dhe akuzuan në rastin “Puçi”, sepse ata në një farë mënyre së bashku me konferencat e shtypit që i mbanin lidhur me dëshmitë e marra joligjore, treguan me çfarë krimi dhe veprime kriminele ka zbatuar 10 vite në pushtet një parti politike dhe funksionarë të caktuar – deklaroi Katica Janeva, prokurore speciale.
Dhjetëra premtime se të vërtetën për rastin “Monstra” do ta dëgjojnë edhe qytetarët, dha kreu i LSDM-së Zoran Zaev. Disa herë lideri i opozitës deklaroi se njerëz të pafajshëm qëndrojnë në burg.
”E dini se Liqeni i Smillkovës është një rrugë e dëshmive që edhe qytetarët e vendit e presin. Ne përpiqemi të jemi të kujdesshëm me publikimin e dëshmive që posedojmë. Përse? Pasi pas ngjarjeve të Kumanovës, gjendja në Maqedoni është e ndjeshme. Por, premtuam se të vërtetën e plotë do ta ndajmë me qytetarët, kështu që përnjë kohë të shkurtër edhe provat për liqenin e Smilkovës do të publikohen” – tha Zoran Zaev, kryetarë i LSDM-së.
Me burg të përjetshëm për rastin Monstra u dënuan Afrim Ismailoviq, Alil Demiri dhe Agim Ismailoviq. Fejzi Aziri dhe Sami Luta për veprën penale terrorizëm si bashkëpjesëmarrës, ndërsa Haki Aziri si ndihmës në veprën penale “Terorizëm”, i cili gjatë hetimit kishte status të dëshmitarit të mbrojtur. Për Sejdi Ramin nuk kishte prova të mjaftueshme. Gjykata penale aktgjykimin për Monstrën e solli më 30 qershor të vitit 2014, ndërsa Gjykata e Apelit e konfirmoi në dhjetor të vitit 2015. Avokati Raufi ankohet se 15 muaj presin seancë të Supremes lidhur me ankesat e tyre pranë kësaj gjykate. Jozyrtarisht ai ka mësuar se tashmë vendim ka, ndërsa seanca do të mbahet diku kah mesi i muajit maj./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës