Bashkimi Evropian ka emëruar Peter Sorensen, emisar të ri për dialogun Kosovë-Serbi. Politikani nga Danimarka u zgjodh nga përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas, për ta zëvendësuar Miroslav Lajçakun në këtë post.
Profesori i Integrimeve Evropiane, Dritëro Arifi, në një prononcim për Telegrafin, ka komentuar emërimin e Peter Sorensen si ndërmjetësues të ri të Bashkimit Evropian në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se ky është një hap pozitiv për procesin, por që nuk sjell ndonjë ndryshim të thellë në përmbajtje.
Sipas Arifit, ndryshimi i personelit mund të sjellë një “pozitivitet” dhe të lëvizë gjërat “pak më ndryshe”, duke pasur parasysh përvojën diplomatike të Sorensen, i cili ka shërbyer në Kosovë gjatë periudhës së UNMIK-ut, dhe gjithashtu ka pasur eksperiencë në Sarajevë dhe Shkup.
“Ai ka një përvojë të mirë diplomatike, e njeh shumë mirë rrethanat në Kosovë dhe jashtë saj”, tha Arifi.

Megjithatë, Arifi ka shprehur dyshime se kjo lëvizje mund të sjellë ndryshime të thella, duke shtuar se procesi i normalizimit do të vazhdojë të jetë i ndikuar nga politika neutralë e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.
“Bashkimi Evropian vazhdon me të njëjtën muzikë që ta ketë një neutralitet karshi statutit të Kosovës dhe kjo e komplikon punën. Pavarësisht personit sa është i aftë, BE-ja si organizatë ende ka qasje neutrale ndaj Kosovës dhe kjo ia komplikon punën çdo kryenegociatori që e përzgjedhë BE,” theksoi ai.
Arifi gjithashtu ka komentuar se sfida kryesore për Sorensen do të jetë zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit, por ka shtuar se këto marrëveshje nuk e zgjidhin problemin afatgjatë, pasi ato nuk kanë sjellë paqe të qëndrueshme për Kosovën.
“Pas zotimit të Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit, ne kemi pasur probleme më shumë në Kosovë sesa para asaj marrëveshjeje,” tha ai, duke përmendur sulmet terroriste të organizuara dhe të mbështetura nga Serbia. Arifi është i bindur se “pa njohjen ligjërisht të obligueshme nuk do të kemi zgjidhje dhe paqe të qëndrueshme”.
Ai shtoi se është vështirë të arrihet paqja e qëndrueshme me një mendësi kriminale në Serbi.
“Historia na ka dëshmuar që me kriminel është e vështirë, e pamundur të ndërtohet paqja. Ky është gabimi i BE-së që po e kupton por nuk po dëshiron ta shoh”, tha Arifi.
Nga ana tjetër, profesori Bujar Dugolli për Telegrafin ka theksuar se emërimi i Peter Sorensen është një zhvillim i mirë, për shkak të përkushtimit të Bashkimit Evropian për të vazhduar me procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Dugolli ka vlerësuar faktin se Sorensen është një diplomatë që ka njohuri të thella për situatën në Kosovë dhe zhvillimet e saj.
“Peter Sorensen është njohës i çështjes së Kosovës dhe zhvillimeve në Kosovë, sepse ka shërbyer një kohë të gjatë në vendin tonë në kuadër të UNMIK-ut. Mendoj se është gjë e mirë sepse përkushtimi i BE-së prapë do të vazhdoi me theks të posaçëm të këtij problem që është normalizimi mes dy vendeve” theksoi Dugolli.
Dugolli gjithashtu e vlerëson faktin që BE-ja ka emëruar një ndërmjetësues nga një shtet që e ka njohur Republikën e Kosovës, duke theksuar se kjo është një ndryshim i rëndësishëm krahasuar me të kaluarën, kur ndërmjetësuesit e BE-së ishin nga vende që nuk e kishin njohur ende pavarësinë e Kosovës.
“Nuk mund të ketë ndonjë lloj paanësie siç e paraqitshin më parë Borrell dhe Lajçak,” shtoi ai.
Megjithatë, Dugolli ka theksuar se përveç angazhimit të BE-së, normalizimi i marrëdhënieve do të kërkojë gjithashtu mbështetje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Ne ende nuk kemi nga Administrata e re amerikane e as nga Departamenti i Shtetit një pozicionim, pra sesi ata do të mendojnë çështjen e marrëveshjes që është arritur, ajo e Brukselit dhe Ohrit,” tha Dugolli.
Ai ka shtuar se një marrëveshje përfundimtare do të mund të realizohej vetëm nëse SHBA-të mbështesin një marrëveshje për njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.
“Në rast se Administrata Trump është e përkushtuar ta shtyjë këtë proces, mund të përfundojë procesi me njohje reciproke,” përfundoi Dugolli.
Më 24 janar ambasadorët e BE-së konfirmuan Peter Sorensenin në këtë post. Pasi ka marrë pëlqimin nga ambasadorët dhe kryediplomatët, Sorensen do të nisë mandatin më 1 shkurt.
Emisarit aktual, Mirolsav Lajçak, i skadon mandati më 31 janar.
Para nisjes së takimit në Bruksel të kryediplomatëve, ku Sorensen u konfirmua, ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, tha se me zgjedhjen si emisar të diplomatit nga Danimarka, po dërgohet mesazhi se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë mbetet lart në agjendën e bllokut evropian. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Si shkak i shembjeve të mëparshme, minierën e Artanës e “merr” uji

Plagosjet aksidentale nga policët e rinj, ekspertët flasin për shkaqet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës