LAJMI I FUNDIT:

A do të jetë Kupa e Botës 2030 me 64 ekipe?

A do të jetë Kupa e Botës 2030 me 64 ekipe?

FIFA do të konsiderojë zgjerimin e Kupës së Botës 2030 në 64 ekipe për të shënuar njëqindvjetorin e ngjarjes sportive, raportoi të enjten New York Times.  

Kupa e Botës 2030 do të mbahet në Marok, Spanjë dhe Portugali, por me Argjentinën, Paraguain dhe Uruguain, të cilat pritën edicionin e parë, do të presin tre ndeshjet e para. 

Formati i mëparshëm i Kupës së Botës prej 32 skuadrash tashmë është zgjeruar në 48 ekipe për edicionin e ardhshëm, i cili do të organizohet nga SHBA, Meksika dhe Kanadaja në vitin 2026.  


Artikulli i New York Times thoshte se propozimi i delegatit uruguaian Ignacio Alonso për t’u zgjeruar në 64 ekipe për Kupën e Botës 2030 u prezantua në fund të takimit.  

Sipas një burimi të paidentifikuar, propozimi u prit me “heshtje të tronditur” nga të pranishmit. 

Ai shtoi se, sipas tre personave që morën pjesë në takim, “FIFA ka të ngjarë të udhëhiqet nga përfitimet financiare dhe politike, po aq sa ato sportive, kur të vendosë për propozimin”. 

Kupa e Botës për Klube: 1 miliard dollarë shpërblime për 32 klubet pjesëmarrëse
Lexo po ashtu Kupa e Botës për Klube: 1 miliard dollarë shpërblime për 32 klubet pjesëmarrëse

“Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino… e përshkroi propozimin si interesant dhe të denjë për analizë më të afërt”, raportoi New York Times, i cili u konfirmua nga “katër persona të njohur drejtpërdrejt me diskutimet”. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Ligat tjera
Departamentit të skautizimit të Real Madridit i jepet një “mision i pamundur” që ka të bëjë me Luka Modricin

Departamentit të skautizimit të Real Madridit i jepet një “mision i pamundur” që ka të bëjë me Luka Modricin

La Liga
Lewandowski bëhet lojtari i parë i Barcelonës që nga Messi që arrin një rekord të jashtëzakonshëm golash

Lewandowski bëhet lojtari i parë i Barcelonës që nga Messi që arrin një rekord të jashtëzakonshëm golash

La Liga

"Kur erdha në Real Madrid, nuk e dija se të flisja me Ronaldon, Ramosin dhe Modricin" - kolumbiani James flet për kohën e kaluar te mbretërit

La Liga
Flick ka në mendje tre alternativa për ta zëvendësuar Casadon që mbetet jashtë për pjesën e mbetur të sezonit

Flick ka në mendje tre alternativa për ta zëvendësuar Casadon që mbetet jashtë për pjesën e mbetur të sezonit

La Liga
Eddie Howe, legjenda e Bournemouth që bëri histori me Newcastle

Eddie Howe, legjenda e Bournemouth që bëri histori me Newcastle

Premier League
Kalo në kategori