Zakoni më i mirë, por dhe ai më i keqi. Çfarë pëlqen dhe çfarë nuk pëlqen te një mashkull. Ushqimet, librat, muzika dhe personazhet që i pëlqejnë më shumë. Soni Malaj i zbulon në këtë pyetësor.
Le ta nisim nga bukuria. Ti a ke ndonjë recetë sekrete?
Soni: Sekrete jo, se janë gjëra që dihen nga të gjithë. Thjesht varet se sa i zbatojnë. Në radhë të parë është gjendja shpirtërore. Unë ha shumë fruta, zarzavate dhe marr vitamina me kapsula. Nuk konsumoj alkool dhe duhan. Evitoj ambientet me tym dhe bëj shumë fizkulturë.
Cili është zakoni yt më i mirë?
Soni: Nuk e le kurrë veten pas dore.
Po më i keqi?
Soni: Nuk kam ndonjë zakon të keq.
Pa cilin makijazh nuk mund të bësh dot?
Soni: Pa lapsin e syve.
Pa cilin aksesor nuk do të mund të rrish dot?
Soni: Pa syzet dhe pa celularin.
Cilat janë ikonat e tua të modës?
Soni: Nuk kam pasur ikona në mode, në muzikë po.
Cila është modelja jote e preferuar?
Soni: Përgjithësisht më pëlqejnë të gjitha, por kur kam qenë e vogël më ka pëlqyer trupi gjith muskuj i Naomi Campbell.
Cila është këshilla më e mirë e modës që nuk e ke marrë kurrë?
Soni: Mendoj se moda çdo sezon i ndërron këshillat, por atë që është e përhershme e kam marrë: që të vishem gjithmonë me ato gjëra që ndihem më mirë.
Cila është fraza që të duket më e bezdisshmja për ta ripërsëritur?
Soni: Çdo frazë e përsëritur më shumë se ç’duhet krijon bezdisje te bashkëbiseduesi.
Nëse do të kishe qenë ngjyrë, cilën ngjyrë do të preferoje të ishe?
Soni: E kuqe.
Po nëse do të kishe qenë këngë?
Soni: Fluturim 3470.
Një gur i çmuar?
Soni: Smerald.
Një stinë?
Soni: Verë.
Një pije?
Soni: Ujë.
Një veshje?
Soni: Këmishë mëndafshi.
Një gjendje shpirtërore?
Soni: Dashuri.
Një mbiemër?
Soni: Malaj.
Cila është dita më e lumtur e jetës tënde?
Soni: Kur kam ardhur në jetë, pavarësisht se nuk kam qenë koshiente për këtë gjë.
Cila është gjëja e parë që bën kur zgjohesh në mëngjes?
Soni: Lahem.
Çfarë ka gjithmonë mbi komodinën tënde?
Soni: Fruta.
Cili është ushqimi yt i preferuar?
Soni: Peshku.
Cilat janë pushimet që do të pëlqenin më shumë?
Soni: Një javë në Disneyland.
Cili është albumi i parë muzikor që ke dëgjuar?
Soni: “Bad” i M. Jackson.
A ke frikë nga plakja?
Soni: Shumë.
Mes gjithë dhuratave që të kanë bërë në gjithë këto kohë, cila është më e preferuara për ty?
Soni: Një tufë lule një mëngjes, që nuk kishte asgjë për të festuar, por thjesht ishin me dashuri për mua.
Cili është shkrimtari yt i preferuar?
Soni: Zakonisht nuk tërhiqem nga shkrimtarët për të lexuar nj libër, por nga përmbajtja.
Cila është banda muzikore që pëlqen më shumë?
Soni: Nga të huajt Bregoviq, nga shqiptarët “Lation Band”.
Po skuadra jote e zemrës, cila është?
Soni: Shqipëria.
Cilat janë tre gjërat që ëndërron të bësh deri në fund të jetës?
Soni: Po ta them njëren që për mua është më e rendësishmja, një familje të mrekullueshme.
Nëse do të mund të ftoje për darkë ndonjë personazh, edhe ata të kohës së shkuar, kë do të zgjidhje?
Soni: Më duhet të përzgjedh shumë. Por po veçoj Skënderbeun dhe Kleopatrën.
Nëse do të kishe mundësi për të jetuar në një kohë tjetër, cilën epokë do të zgjidhje?
Soni: Vitet ’60 në USA.
Kur të ka zënë qymyri për herë të parë?
Soni: Kur kam qenë e vogël, me një këngëtar të famshëm të asaj kohe, në USA, Terence Trent D’arby, i cili këndonte këngën “Delicate”.
Cili është mashkulli më seksi në botë për ty?
Soni: Nuk kam ndonjë të preferuar.
Cili është defekti më i shëmtuar të një mashkull sipas teje?
Soni: Egoizmi dhe vaniteti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?