Në fundjavë është zhvilluar xhiroja e 20-të në Superligën e Femrave, ku përfunduan garat e rregullta në elitën e femrave.
Basketbollistja me efektshmërinë më të lartë në këtë xhiro ishte Tasharra Jeffries, 38. Skuadra e saj, Trepça shënoi fitore ndaj Bashkimit, 92:85, ndërsa Jeffries kontribuoi me 52 pikë, tetë kërcime dhe gjashtë asistime. Ndihmë të madhe ka dhënë edhe bashkëlojtarja e saj te Trepça me 21 pikë, 20 kërcime dhe dy asistime.
Prishtina shënoi fitore në derbin ndaj Penzës me rezultat 85-79. Te skuadra prishtinase u dalluan Stasha Carey me 18 pikë, 14 kërcime dhe tri asistime, si dhe Tynice Martin me 24 pikë, tetë kërcime dhe pesë asistime.
Fitore të pritur shënoi Vëllaznimi ndaj Kastriotit me rezultat 34-72. Te skuadra kuqezi më e mira në parket ishte Kendra Williams me 44 pikë, dhjetë kërcime dhe dy asistime.
Top 5
Tasharra Jeffries (Trepça) 52 pikë, tetë kërcime, gjashtë asistime
Kelly Santos (Trepça) 21 pikë, 20 kërcime, 2 asistime
Stasha Carey (Prishtina) 18 pikë, 14 kërcime, 3 asistime
Tynice Martin (Prishtina) 24 pikë, 8 kërcime, 5 asistime
Kendra Williams (Vëllaznimi) 44 pikë, 10 kërcime, 2 asistime