LAJMI I FUNDIT:

Osmani-Tokayev: OSBE-ja mbetet platforma e vetme për dialog edhe përkundër sfidave të sigurisë

Osmani-Tokayev: OSBE-ja mbetet platforma e vetme për dialog edhe përkundër sfidave të sigurisë

Kryesuesi i OSBE-së dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në kuadër të vizitës së tij në Astana, sot kishte takim me Presidentin e Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, njoftojnë nga MPJ.

Osmani dhe Tokayev, theksojnë nga MPJ, diskutuan mbi tema të ndryshme, si: bashkëpunimi i autoriteteve në Kazakistan me OSBE-në dhe Zyrën e Projektit të saj në Astana, çështjet e brendshme të vendit dhe proceset e reformave, si dhe tema aktuale që kanë të bëjnë me bashkëpunimin ndërkombëtar dhe situatën në rajonin më të gjerë të Azisë Qendrore.

“Kazakistani ka rol aktiv në OSBE. Angazhimi i tij ndaj parimeve të Organizatës është i një rëndësie të madhe dhe kontribuon në forcimin e rolit të OSBE-së në rajonin e Azisë Qendrore. Në këtë drejtim, OSBE-ja do të vazhdojë ta mbështesë vendin edhe në përpjekjet për t’u ballafaquar me sfidat e sigurisë, të shkaktuara nga ndikimi i situatës në Afganistan, si dhe në zbatimin e agjendës së reformave”, theksoi Osmani.


OSBE-ja, njoftojnë nga MPJ, mbetet që të shërbejë si platforma e vetme për dialog edhe përkundër sfidave të paparashikuara të sigurisë në rajonin e gjerë të OSBE-së, prandaj i inkurajoj autoritetet kazake që ta shfrytëzojnë mbështetjen e saj, tha Osmani në takimin me Tokayevin.

“OSBE, përmes ekspertizës dhe burimeve të saj, do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për zbatimin e reformave, veçanërisht në fushat e qeverisjes së mirë, mbrojtjes së mjedisit, fuqizimit ekonomik të grave, luftës kundër dhunës në familje dhe trafikimit të qenieve njerëzore si dhe në fushën e barazisë gjinore” shtoi Osmani./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Kalo në kategori