Javën që shkoi ka pasur një shtim të masave të sigurisë në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdovc, madje edhe Njësitë Speciale të Policisë janë angazhuar rreth burgut.
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka treguar se përse është marrë ky vendim.
“Kemi pasur disa informata që mund të ndodh diçka nga jashtë dhe nuk mund t’i lëmë asgjë rastësisë. Kemi qenë të përgatitur dhe nuk kemi dashur të zihemi në befasi. Jam shumë i lumtur që kemi AKI-në e cila është shumë e përgatitur. Nuk e di nëse diçka do të ndodhte, apo jo, por është më mirë të jemi të përgatitur”, tha ai për Zona B në Klan Kosova.
Tahiri ka folur edhe për problemin e radikalizmit të të burgosurve.
Ka thënë se është situatë shqetësuese.
“Është një fenomen mjaft i përhapur në qendrat korrektuese të Kosovës, por kemi hartuar një strategji se si t’i qasemi këtij problemi”.
Tahiri, duke folur për kolegët e tij ministra, për të cilët janë ngritur aktakuza, ka thënë se nuk është e hijshme që në kabienetin qeveritar të ketë të tillë.
“Ata që kanë të ngritura aktakuza, kam thënë edhe më herët që është çështje që i takon partnerëve të koalicionit”.
“Nuk është e hijshme, që pavarësisht si do të jetë epilogu, që të kemi ministra që janë në procese gjyqësore, pavarësisht për çfarë vepra bëhet fjalë”, tha Tahiri.
“Është e ndjeshme sidomos për Republikën e Kosovës ku sytë dhe mendja e bashkësisë ndërkombëtare është nga ne dhe shohin se sa po arrijmë të luftojmë krimin e organizuar dhe korrupsionin, të jemi efikas dhe të qeverisim me duar të pastra”, tha ai.
Tahiri ka thënë se ky nuk është mesazhi i duhur që duhet t’i dërgohet Bashkimi Evropian nga Kosova.
“Mendoj që duhet të çojmë mesazhe të qarta. Nuk është mesazh i mirë për Bashkimin Evropian , as për agjendën evropian por kjo është çështje që i takon kryeministrit dhe partnerëve të koalicionit”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje
Vrasja e Liridona Ademaj, sillet në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët
Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje
Qeveria e Kosovës ndan gjysmë milioni euro për Gazën
Lëndohen katër policë në Gjilan, i dyshuari nuk iu ndal Policisë dhe gjatë ikjes goditi disa herë veturën policore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?