Qeveria e Kosovës e ka fajësuar Serbinë për, siç thotë, “bllokim të zbatimit të marrëveshjeve të arritura” në kuadër të dialogut të zhvilluar në Bruksel, “duke mos ndërmarrë asnjë hap në drejtim të përmbushjes së obligimeve të saj”.
“Pa dyshim se në Serbi mungon vullneti politik për të respektuar marrëveshjet e Brukselit, në veçanti ato të kodit telefonik dhe për energjetikën”, thuhet në raport.
Raporti gjashtë mujor për procesin e dialogut, i hartuar nga Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, thekson se “moszbatimi i obligimeve në veçanti ka të bëjë me kodin telefonik të Kosovës dhe marrëveshjen për funksionalizimin e sistemit të pavarur të energjetikës (KOSTT)”.
“Të dyja këto marrëveshje i ka bllokuar Serbia”, thuhet në raport, në të cilin nënvizohet se për këto çështje është diskutuar në Bruksel për më shumë se 5 vite.
Qeveria e Kosovës thotë se është e përkushtuar për dialogun sepse “ai i kontribuon paqes dhe stabilitetit në rajon, marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe përparimit në rrugën e integrimeve euro-atlantike”.
Ministrja thotë se e ka njoftuar rregullisht BE-në për bllokadat që Serbia po i bën Kosovës, por “BE-ja nuk ka bërë presion të mëtejmë mbi Serbinë, siç ka kërkuar Kosova”.
Në raport thuhet se Qeveria është këmbëngulëse se nuk do të ndërmarrë asnjë hap në drejtim të zbatimit të marrëveshjes për Asociacionin, “gjithnjë deri sa Serbia të mos heq bllokadën për kodin telefonik, të mos zbatojë marrëveshjen për energjetikën dhe të mos heq barrikadën nga ura qendrore në Mitrovicë.”
“Asociacioni nuk do të mund të krijohet në një situatë e cila vazhdon të jetë paradoksale dhe në të cilën njëkohësisht veprojnë edhe komunat ligjore edhe ato joligjore, në veçanti në veriun e Kosovës”, thuhet në raport.
Gjithashtu është vlerësim se Asociacioni nuk zbatohet pa shpërbërjen e plotë të gjitha strukturave paralele.
Raporti ndërkohë ka ngjallur reagimin e palës serbe.
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë se kushtëzimet e reja të Prishtinës do të duhej të trajtoheshin nga përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, sepse me këtë po sillet në pikëpyetje, siç tha, kredibiliteti i gjithë marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel.
“Dikush do të mund të thoshte se kjo është edhe një lloj përqeshje me vetë procesin e dialogut dhe me gjithë atë që është arritur. D.m.th. tejkalimi i kornizave të dialogut dhe shpikja e kushteve të reja gjithsesi se nuk do t’i kontribuojë as normalizimit dhe as përmirësimit të përgjithshëm të marrëdhënieve ndërmjet institucioneve të Beogradit dhe të Prishtinës”, ka thënë Gjuriq.
Në deklaratën e tij ai ka thënë gjithashtu se “serbët në Kosovë nuk kanë arsye që të brengosen për zhvillimet më të reja”, sepse, siç ka theksuar ai, mbështetja dhendihma e qeverisë së Serbisë për ta do të vazhdojë.
Zbatimi i marrëveshjeve të arritura në Bruksel është kusht i rëndësishëm për normalizimin e marrëdhënieve, kanë deklaruar zyrtarë evropianë, ndërkohë që vetë Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për siguri dhe politikë të jashtme, Federica Mogherini,ka kërkuar nga palët që të përmbushin obligimet e tyre.
Ndërkohë, gjetjet e raportit të Qeverisë së Kosovës kanë theksuar dështimin e Serbisë për të të larguar barrikadën mbi lumin Ibër, të ashtuquajtur parku i Paqes, në Mitrovicë.
Por, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, tha për Radion Evropa e Lirë se bisedimet për largimin e të ashtuquajturit Park i Paqes në urën qendrore në Mitrovicë po zhvillohen me përfaqësues të Bashkimit Evropian. Ai tha se vendimi për Parkun e Paqes mund të merret gjatë ditës së enjte, por nuk ofroi më shumë hollësi.
“Jemi duke biseduar për këtë çështje. Këtu janë përfaqësues të Këshillit të Evropës dhe nuk dua të flas me shumë. Sot pritet të merret vendimi. Jemi duke biseduar nga mëngjesi dhe kemi biseduar edhe dje. Jemi kah përfundimi dhe po punojmë fuqishëm”, ka thënë Bahtiri për REL.
Barrikada në urën mbi Ibër në Mitrovicë u vendos vite më parë, ndërkohë që qytetarë serbë të veriut të Kosovës në vitin 2014 e shndërruan urën në, siç e quajtën, Parkun e Paqes, duke e mbyllur plotësisht për qarkullim të automjeteve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit