LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Realizimi i të drejtave pronësore ndikon në reformimin shoqëror

Tahiri: Realizimi i të drejtave pronësore ndikon në reformimin shoqëror

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka thënë se ministria që ai drejton mbetet e përkushtuar në realizimin e të drejtave pronësore për të gjithë qytetarët pa dallim, ashtu siç e përcakton rendi demokratik, pasi realizimi i të drejtave pronësore do të ketë ndikim thelbësor në reformimin e përgjithshëm shoqëror dhe ekonomik në Republikën e Kosovës.

Ai sot ka marrë pjesë në punëtorinë e organizuar nga projekti i USAID për të Drejtat Pronësore me studentët nga universiteti publik “Kadri Zeka” në Gjilan, ku ka ftuar studentët dhe të gjithë për përfshirje dhe kontribut aktiv.

“Kuadri akademik edhe studentët, duhet të ndikojnë në vetëdijesimin e përgjithshëm që ndryshimet në kontekst të barazisë në të drejtat pronësore të kuptohen dhe pranohen si reforma për të mirën tonë të përbashkët. Isha pozitivisht i befasuar me interesimin dhe pyetjet nga shumë studente dhe studentë lidhur me punën tonë në këtë drejtim.


Unë shpresoj se janë ndarë të kënaqur jo vetëm Blerta, Alfredi, Vjosa, Lisa dhe Qëndrimi, që ishin disa nga ata që bënë pyejte, por edhe të gjithë të tjeret që me interesim të lartë e përcillnin këtë punëtori. Fuqizimi i sundimit të ligjit mund të arrihet vetëm atëherë kur forcohet sistemi i drejtësisë në sektorin e të drejtave pronësore”, ka shkruar Tahiri në Facebook. /Telegrafi/