LAJMI I FUNDIT:

Tahiri i reagon Brnabiqit: Kosova kurrë më nuk do të ruhet e kthehet nga Serbia, atë e ruan populli i saj dhe gjaku i dëshmorëve

Tahiri i reagon Brnabiqit: Kosova kurrë më nuk do të ruhet e kthehet nga Serbia, atë e ruan populli i saj dhe gjaku i dëshmorëve
Foto: Arkiv

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri ka reaguar ndaj betimit të anëtarëve të kabinetit të kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq.

Gjatë betimit të tyre në tekstin që e lexuan ministrat serb, thuhej se do të përkushtohen për ruajtjen e Kosovës.

Lidhur me këtë gjë, zv.kryeministri Tahiri ka thënë se Kosovën e ruanë populli i vet, gjaku i dëshmorëve dhe institucionet dekomratike.


“Është hipokrozi e madhe që në njërën anë të kërkohet dialog e normalizim i marëdhënieve e në të tjetrën me deklarata të pamatura nxitje të konfliktit! Një gjë është e qartë, Republika e Kosovës kurrë më nuk do të ruhet e kthehet nga Serbia”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Ndryshe dje Parlamenti i Serbisë votoi qeverinë e re në krye me Ana Brnabiq. Nga 232 deputetë, 227 votuan pro, kundër pesë dhe nuk pati asnjë abstenim. Kryeministrja Ana Brnabiq dhe ministrat bënë betimin në Kuvendin e Serbisë dhe ia dorëzuan tekstin e betimit Kryetarit të Parlamentit, Ivica Daçiq.

Votohet qeveria e re e Serbisë, Ana Brnabiq sërish kryeministre
Lexo po ashtu Votohet qeveria e re e Serbisë, Ana Brnabiq sërish kryeministre

Postimi i tij i plotë:

Anëtarët e Kabinetit Brnabic mbrëmë lexuan tekstin e betimit, i cili ndër të tjera thotë: “Betohem për besnikëri ndaj Republikës së Serbisë, me përgjegjësi dhe përkushtim do të përkushtohem në ruajtjen e Kosovës dhe Metohisë’.

Brnabic dhe 23 ministrave të kabinetit të saj ju them se Republikën e Kosovës e ruan populli i vet, gjaku i dëshmorëve, institucionet demokratike dhe e drejta jonë kombëtare e ndërkombëtare.

Është hipokrozi e madhe që në njërën anë të kërkohet dialog e normalizim i marëdhënieve e në të tjetrën me deklarata të pamatura nxitje të konfliktit! Një gjë është e qartë, Republika e Kosovës kurrë më nuk do të ruhet e kthehet nga Serbia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme
Kalo në kategori