LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: PDK s’hyn në koalicione me partitë e mëdha

Tahiri: PDK s’hyn në koalicione me partitë e mëdha

Ministri në largim i Drejtësisë, njëherësh anëtar i kryesisë së PDK-së, Abelard Tahiri, është shprehur optimist në fitoren e parisë së tij në zgjedhjet e jashtëzakonshme që pritet tëmbahen në fund të shtatorit apo në fillim të tetorit.

Tahiri deklaroi se PDK-ja do të dalë fituese dhe atë pa hy në koalicion me ndonjë parti të madhe opozitare.

“Nuk do te bëjmë koalicion parazgjedhor me partitë e mëdha, eventualisht me partitë më të vogla. Me parti të mëdha në asnjë rrethanë nuk do të kemi koalicion. Në momentin që do t’i fitojmë zgjedhjet, jemi ne ata që do të përcaktojmë se kush mund të jetë në një koalicion qeverisës”, në një intervistë në Info Magazine të Klan Kosovës .


Këtu Tahiri ka përmendur bashkëpunimin e vazhdueshëm të PDK-së me Partinë e Drejtësisë dhe Lëvizjen për Bashkim, si parti me të cilat potencialisht do të bënin koalicion.

Ministri në largim u deklarua edhe për partitë e tjera dhe koalicionet e mundshme që mund t’i krijojnë.

“Të gjitha partitë i kanë shkelur vijat e kuqe të cilat i vendosnin”.

“Këto parti parlamentare janë në një panik dhe janë në konsultime të vazhdueshme dhe po e lypin një matematikë që të bashkohen që ta sfidojnë PDK-në. Nuk po shohin mundësi fitoreje nëse nuk bashkohen”.

Abelard Tahiri gjithashtu theksoi se kandidati për kryeministër nga kjo parti do të jetë Kadri Veseli, përderisa theksoi se lista e PDK-së do të jetë “lista e vetme prej partive politike që nuk do të ketë njerëz që kanë aktakuza”.

“Njerëzit që kanë probleme me ligjin nuk do të jenë pjesë e listës zgjedhore”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Lajme
Kalo në kategori