Dinamika e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit ka rënë dukshëm këtë fillimvit. Zhvillimet e brendshme politike në këto dy qendra, kanë lënë prapa edhe marrëveshjet e nënshkruara, të cilat në shumicë kanë mbetur vetëm të shkruara në letër edhe përkundër presioneve dhe kërkesave nga faktori ndërkombëtarë.
Megjithatë, Kosova do të ketë një agjendë të re në bisedimet politike me Serbinë, duke prekur temat e nxehta për të cilat Prishtina zyrtare ka interes, përfshirë këtu, pensionet, zhbërja e strukturave paralele serbe në Kosovë, demarkacioni i kufirit me Serbinë, e deri tek çështja e dëmshpërblimeve që Kosova duhet të kërkojë nga Serbia për dëmet dhe humbjet e mëdha që i ka shkaktuar vendit në kohën e luftës së fundit.
Kryenegociatorja nga Prishtina për dialogun teknik Prishtinë-Beograd, Edita Tahiri mendon se procedura e zgjedhjeve në Serbi do ta shtyjë procesin e dialogut.
Tahiri i tha KosovaPress-it se dialogu i Brukselit dhe angazhimi i dyja shteteve në dialog, në raund të parë zgjidhet me perspektivën evropiane të shtetit të Kosovës dhe Serbisë.
“Për ne është e qartë, ne kemi orientim euroantlatik, Kosova e ka botërisht të njohur agjendën e saj euroatlantike. Ne dëshirojmë që Kosova sa më shpejt të bëhet anëtare e BE-së dhe OKB-së. Prandaj fqinjësia e mirë është një prej kushteve për integrimin evropian prandaj edhe ne jemi të angazhuar. Kjo vlen edhe për palën serbe. Në qoftë se janë të interesuar të ecin drejt BE-së, do të jenë të përkushtuar në dialog”, tha Tahiri.
Ajo tha se Serbia edhe më tej ka paqartësi në politikën e jashtme, ngase ata ende janë në mes të Moskës dhe Brukselit.
“Do të shohim pas zgjedhjeve cili do jetë qëndrimi i Serbisë. Në të mirën e gjithë Ballkanit Perëndimor është që gjitha vendet sa më shpejt të bëhen anëtare të BE-së. Kjo do ishte një proces që do siguronte një stabilitet dhe një paqe më të qëndrueshme. Ndërsa sa na takon neve, në politikën e jashtme ne kemi dy qëllime strategjike: anëtarësimin në NATO dhe BE dhe sigurisht në OKB të anëtarësohemi si vend në anëtare. Tek Serbia në raport me NATO-n nuk e ka të qartë për shkak që kanë ende lidhjet e pasqaruara me Rusinë”, tha ministrja Tahiri.
Ajo gjithashtu tha se pas zgjedhjeve në Serbi do të mund të ndodhë që mes Prishtinës dhe Beogradit të krijohen temat e reja për dialog.
“Ne kemi bërë publike listën e temave për të cilat ne jemi të interesuara, tani po u jap temat kryesore. E para është demarkacioni i kufirit ndërshtetërorë mes dy shteteve. E dyta është që të zhbëhen gjithë struktu rat paralele serbe në Kosovë që është edhe një kusht themelor për themelimin e asociacionit. Natyrisht ky proces vjen pasi që fillojmë hartimin e statutit që ende nuk e kemi filluar. Do të formohet grupi trepalësh në Bruksel për të shpërbërë strukturat paralele të Serbisë. Pastaj kemi çështjet e reparacioneve të luftës siç është çështja e të pagjeturve, pastaj kthimi i fondit pensional për gjithë pensionistët që nga koha e ish Jugosllavisë të cilët kanë gëzuar këto pensione por për fat të keq Serbia i ka uzurpuar këto fonde pensionale. Pastaj vjen depozita bankare, pastaj vinë dëmshpërblimet për luftën që janë bërë në Kosovë nga Serbia në të gjitha aspektet, qoftë dëme njerëzore, qoftë materiale, kulturore, fetare etj. Pastaj vjen faza e ndarjes së pasurisë sipas parimit ndërkombëtar të suksesionit. Si dhe finalizimi i procesit është me njohje reciproke mes dyja shteteve”, tha Tahiri. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Një delegacion prej 18 anëtarësh i Këshillit të Evropës do t’i vëzhgojë zgjedhjet e 9 shkurtit
Mbi 140 persona në vit humbin jetën në aksidente trafiku, “Safe City” ende në pritje
Trendafilov: Shporta zyrtare konsumatore është tentim për minimizimin e rolit të sindikatave dhe mosrritjen e pagave
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët
Moti për pesë ditët e ardhshme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
Serbët për zgjedhjet në Kosovë: “E rëndësishme ta kemi dikë që lufton për ne”
Kallas: Normalizimi i plotë i marrëdhënieve është e vetmja rrugë për Kosovën dhe Serbinë të shkojnë drejt BE-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet