LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Miratimi i reformave në drejtësinë penale fuqizon kauzën tonë të drejtë për liberalizimin e vizave

Tahiri: Miratimi i reformave në drejtësinë penale fuqizon kauzën tonë të drejtë për liberalizimin e vizave

Sot është mbajtur takimi i Nivelit të Lartë për Sundimin Ligjit që udhëhiqet nga kryeministri Ramush Haradinaj, ku temë qendrore e këtij takimi ishte avancimi i agjendës legjislative dhe reformave në drejtësi.

Në këtë takim, Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka prezantuar përmbajtjen e projektligjeve dhe reformave që janë ndërmarrë të cilat ndikojnë në fuqizimin e Shtetit të së Drejtës dhe agjendës integruese të Republikës së Kosovës.

Tahiri ka theksuar se agjenda legjislative e sektorit të drejtësisë, ka për qëllim fuqizimin e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe qasjen efikase dhe përmbajtjesore në drejtësi për të gjithë qytetarët e Kosovës.


Ministri Tahiri ka bërë të ditur se përveç përmbushjes së obligimeve të dala nga Agjenda e Reformave Evropiane, hartimin e një sërë pakosh së ligjeve, ndër të cilat Pakoja e ligjeve kundër korrupsionit, rishikimi i drejtësisë penale, Pako e ligjeve të gjyqësorit, po ashtu janë ndërmarrë edhe iniciativa tjera për të përmirësuar menaxhimin dhe performancën e sektorit të drejtësisë.

“Duke pasur parasysh nevojën për të dëshmuar vendosmërinë tonë si Republikë, si partner serioz në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ka qenë shumë e rëndësishme edhe rishikimi i Drejtësisë Penale. Këto ndryshime, do të na nxjerrin në një dimension tërësisht të ri dhe më të fuqishëm sa i përket luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ” ka theksuar Tahiri.

Miratimi i akteve ligjore të sektorit të drejtësisë në leximin e dytë në Kuvendin e Kosovës, sipas ministrit Tahiri do të kenë ndikim edhe në rangimin tonë si shtet, edhe në procesin e liberalizimit të vizave edhe në vlerësimin nga ana e Komisionit Evropian në raportet e vendit

“Janë 16 projektligje të Ministrisë së Drejtësisë që janë në procedura të Kuvendit në fazë të ndryshme. Konsideroj se miratimi final sa më shpejt i projektligjeve siç janë Kodi Penal, Projektligji për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, ai për Konfiskimin e Pasurisë dhe ai për Mbrojtjen e Sinjalizuesve, nga ana jonë si shtet, e përmbyllin kapitullin dhe e fuqizojnë kauzën tonë të drejtë për liberalizimin e vizave” ka theksuar në fund Tahiri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori