LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Ministria e Drejtësisë shembull për punësimin e bursistëve “Young Cell Scheme’

Tahiri: Ministria e Drejtësisë shembull për punësimin e bursistëve “Young Cell Scheme’

Ministri i Drejtësisë në detyrë, Abelard Tahiri, ka pritur në takim bursistët e Programit “Young Cell Scheme”, që kanë filluar punën në Ministrinë e Drejtësisë në fillim të këtij muaji.

Ky program i përbashkët mes Republikës së Kosovës dhe Zyrës së Bashkimit Evropian financon studimet postdiplomike të të rinjve, në fushat që janë deficitare në Kosovë.

“Angazhimi i bursistëve Young Cell Scheme, nuk është vetëm plotësim i një marrëveshje partneriteti mes institucioneve tona dhe Bashkimit Evropian, por mbi të gjitha, është shpërfaqje e vullnetit për të ndërtuar shembuj që i duhen shtetit dhe shoqërisë, se të rinjtë tanë të shkolluar e me kompetencë, do të kenë rol primar në shërbimet që institucionet tona iu ofrojnë qytetarëve” ka thënë ministri Tahiri, thuhet në njoftimin për media.


Tahiri ka theksuar se gjatë dy viteve të mandatit të tij, ka pas prioritet angazhimin dhe punësimin e këtyre bursistëve, duke u bërë shembull edhe për institucione tjera të Republikës.

Gjatë kësaj periudhe, ministri Tahiri ka bërë të ditur se janë punësuar gjithsej 7 bursistë në Departamente të ndryshme, pesë prej të cilëve kanë nisur punën këtë vit.

“Jam shumë i lumtur që 7 nga këta bursistë, tash janë bashkangjitur punës në Ministrinë e Drejtësisë, ku do zhvillojnë karrierën e tyre profesionale. Qasja e tillë, është në mes tjerash, mesazh për të rinjtë e Republikës së Kosovës, se edukimi dhe ndërtimi i kompetencave profesionale, është arma e tyre e vetme, më e fuqishme dhe e duhura për të ndërtuar një karrierë të qëndrueshme brenda institucioneve tona” ka thënë Tahiri.

Ky është numri më i madh i bursistëve i angazhuar në ndonjë institucion. Ministri Tahiri ka theksuar se puna e bursistëve do të ndihmoj institucionet në konsolidimin e administratës publike.

“Për më tepër, angazhimi i këtyre të rinjve, është në funksion të konsolidimit të administratës publike me potenciale të reja që i duhen institucioneve, që i duhen vendit dhe që e kanë vendin në Kosovë për dallim nga emigrimi dhe “ikja e trurit”, ka thënë ministri Tahiri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Lajme
Kalo në kategori