Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka shpalosur Planin Strategjik Zhvillimor të Ministrisë së Drejtësisë për vitin 2018-2020, ku synim kryesor ka fuqizimin e ligjit, luftën e pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Ai në një konferencë për media tha se objektiv parësor në këtë mandat ka përmirësimin e infrastrukturës ligjore dhe institucionale, ndërsa vend të veçantë do të zë rishikimi funksional i sistemit të drejtësisë, i cili pritet të fillojë së shpejti.
“Objektivi i parë është përmirësimi i infrastrukturës ligjore dhe institucionale të sistemit të drejtësisë, te kjo objektiv vend të posaçëm zënë rishikimi funksional i sistemit të drejtësisë, proces ky që do të fillojë së shpejti, i cili do të zgjasë për më se një vit, por ndoshta edhe pak më shumë. Qëllimi kryesor i këtij rishikimi qëndron në analizën e tërë infrastrukturës ligjore që rregullon fushën e sundimit të ligjit dhe modalitetet e bashkëpunimit ndër institucional që kanë përgjegjësi në këtë fushë. Po ashtu, ky rishikim do të vlerësojë kapacitetet institucionale në përgjithësi, në mënyrë që në fund të këtij procesi të kemi të qartë cila institucione na duhet, nëse kemi nevojë për të ngritur institucione të reja, apo nëse kemi nevojë të fuqizojmë edhe më tepër këto që kemi“, tha Tahiri.
Ministri i Drejtësisë ka paralajmëruar se brenda tre mujorit të parë sistemi i drejtësisë do të ketë Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale, që do ta fuqizojnë edhe më shumë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Ai tha se brenda vitit 2018 Kosova do të ketë edhe Kodin Civil.
“Aktualisht jam duke përfunduar Kodin Penal dhe jam shumë i bindur që në fund të këtij viti do ta nxjerr para qeverisë për miratim, dhe po ashtu në tremujorin e ardhshëm do ta paraqes para Qeverisë Kodin e Procedurës Penale. Këto dy kode do të mundësojnë, do ta fuqizojnë edhe më tutje luftën korrupsionit dhe krimit të organizuar, këto dy janë projektligjet bazike mbi të cilat funksionin sistemi gjyqësor kur dihet pune tek lufta e këtyre dukurive negative. Brenda vitit të ardhshëm do të dërgoj për miratim një ndër projekt-kodet më të rëndësishme të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe mund të them që është prej dokumenteve më të rëndësishëm që lidhet me fushën e drejtësisë, pra Kodin Civil të Republikës së Kosovës dhe në fund të vitit 2018 Kosova do të bëhet edhe me Kodin Civil”, tha ai.
Si objektiv të dytë, ministri i drejtësisë ka vendosur përmirësimin e kornizës ligjore për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje penale dhe civile, duke u zotuar se do të punojnë fuqimisht që Kosova të anëtarësohet në mekanizma rajonalë dhe ndërkombëtarë, siç janë Konventa e Hagës dhe Eurojust.
Sipas ministrit Tahiri, vëmendje të veçantë do të kenë Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Shërbimi Sprovues i Kosovës, me qëllim të fuqizimit të rendit dhe sigurisë brenda qendrave korrektuese, si dhe të respektohet e drejta e personave që kanë rënë ndesh me ligjin.
“Këto fusha do të kenë vëmendje të veçantë për çfarë ne do të punojmë në ngritjen e kapacitete profesionale të personelit në këto institucione në mënyrë që të respektohen të drejtat, dinjiteti dhe personaliteti i personave që kanë rënë ndesh me ligjin dhe që janë në vuajtje të dënimit, ndërsa në anën tjetër të fuqizohen rregullat e menaxhimit të rendit dhe sigurisë së brendshme brenda qendrave korrektuese. Do t’i luftojmë fuqimisht dukuritë negative brenda qendrave korrektuese dhe do të fuqizojmë mekanizmin që na ndihmon në këtë drejtim, pra siç është Inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë“, tha Tahiri.
Si objektiv të katërt, ministri Tahiri ka vendosur funksionalizmin e mjekësisë ligjore dhe strukturimin e mekanizimit të drejtësisë tranzicionale për mbështetje të viktimave të krimit.
Ai po ashtu tha se brenda mandatit të tij do të rregullojë edhe masat ligjore për sekuestrimin e pasurisë së pa ligjshme, menaxhimin e kësaj pasurie dhe kthimin e saj te qytetarët e Kosovës.
Gjatë udhëheqjes së këtij sektori, Tahiri u zotua se do të marrë masa edhe në sqarimin e rolit të mandatit të avokaturës shtetërore. /B.Ibishi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë