LAJMI I FUNDIT:

Tahiri kërkon mbështetjen e Gjermanisë në agjendën integruese dhe liberalizimin e vizave

Tahiri kërkon mbështetjen e Gjermanisë në agjendën integruese dhe liberalizimin e vizave

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri po qëndron në një vizitë zyrtare në Gjermani me ftesë të Ministres Federale të Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorëve, Katarina Barley.

Në takimin dypalësh, Tahiri ka njoftuar homologen gjermane për angazhimin në përmbushjen e Agjendës së Reformave Evropiane, reformat në drejtësinë penale, kodifikimin e të drejtës civile, bashkëpunimin juridik ndërkombëtar si dhe për reformën strukturore të sektorit të sundimit të ligjit.

Tahiri ka shprehur konsideratën e lartë për kontributin që Gjermania ka dhënë në gjithë procesin e shtetndërtimit të Kosovës, si dhe mbështetjen e dhënë për procesin e liberalizimit të vizave.


Në këtë kuadër, ministri Tahiri ka kërkuar mbështetje edhe në fuqizimin e kapaciteteve të mjekësisë ligjore përmes akreditimit të programeve dhe trajnimit të punonjësve mjekoligjor në fusha specifike si dhe në konsolidimin e drejtësisë komerciale përmes një programi të veçantë të trajnimit për organet e sundimit të ligjit në çështjet që ndërlidhen me efikasitetin e shërbimeve gjyqësore ndaj sektorit të biznesit.

Nga ana e saj, Ministrja Federale e Drejtësisë së Gjermanisë, Barley ka mirëpritur angazhimin institucional në fushën e sundimin të ligjit, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe ka shprehur mbështetjen e plotë të Gjermanisë për proceset e reformave të ndërmarra. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Drejtësi

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme
Ambasadori Ajeti: Hamburgu po shkruan histori, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit

Ambasadori Ajeti: Hamburgu po shkruan histori, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit

Lajme
Dyshohet se i dhunoi dy vajza sa ishin të mitura, Prokuroria në Ferizaj thotë se viktimat dhe i dyshuari janë familjarë

Dyshohet se i dhunoi dy vajza sa ishin të mitura, Prokuroria në Ferizaj thotë se viktimat dhe i dyshuari janë familjarë

Lajme
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Kalo në kategori