Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, duke prezantuar para deputetëve projektligjin për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë, ka thënë se hetimi i pasurisë nis ende pa u ngritur aktakuza, derisa lista e veprave penale është zgjeruar.
Tahiri tha se ky projektligj avancon politikën shtetërore për konfiskimin e pasurisë në mënyrë të paligjshme.
“Projektligji i ri ka sjellë disa risi të mëdha, të cilat do t’i përmendi shkurtimisht e para veprat penale janë shtuar dukshëm. Në këtë projektligj renditja e veprave penale ku parashihet konfiskimi i pasurisë janë, veprat penale të krimit të organizuar, veprat penale të korrupsionit, veprat penale që lidhen me keqpërdorimin e detyrës zyrtare, veprat penale kundër shëndetit publik, veprat penale trafikimit të qenieve njerëzore, veprat penale lidhur me konfliktet të armatosura jashtë territorit të vendit, veprat penale të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, veprat penale që lidhen me substancat narkotike dhe armët, veprat penale me kibernetike ,ato kundër ekonomisë së vendit, kundër pronës dhe kundër ambientit, pra kemi një listë më të gjerë të veprave penale për të cilat institucionet e sistemit të drejtësisë do të mund të ushtrojnë procedurën e konfiskimit. Konfiskimi është zgjeruar në kuptim in e konfiskimit të çdo pasurie të përfituar me vepër penale në dhjetë vitet e fundit, nga momenti i nisjes së hetimit për një vepër penale“, tha ai.
Kurse, shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, tha se çështja e hetimit nuk është prekur asgjë.
“Ky ligj nuk sjellë ndryshim kualitativ sa i përket qasjes në luftimin e aseteve të krimit të organizuar .Këtu nuk ka pas lëvizje të ndjeshme sa i përket barrës së provës. Kjo është hajgare, kjo është rishkrim i ligjit të mëparshëm sa i përket kategorisë së barrës së provës. Prapë derisa të vimë deri te vendimi i prerë i gjykatës për me ta argumentuar veprën penale, barra e provës krejt është mbi prokurorin, edhe në këtë ligj procedurat e hetimit nuk është prek asgjë“, tha Konjufca.
Atij iu ka kundërpërgjigjur ministri Tahiri.
“Me projektligjin e ri, hetimi i pasurisë nis ende pa u ngritur aktakuza, vazhdon pas ngritjes së aktakuzës dhe në momentin gjatë kësaj periudhe, ka mundësi që pasuria e atij personi të ngrihet, gjë që nuk ka qenë më herët, për të mos u asgjësuar dhe kaluar në duar të tjerëve, të ngrihet. E kemi palët e treta që nuk e kemi pas më herët, domethënë që tash janë të detyruar që në momentin që nuk janë blerës bonafite, tashmë janë të obliguar të bashkëpunojnë me drejtësinë, përndryshe edhe ajo pasuri që është në palët e treta, qofshin , familjarë apo biznese, ajo pasuri do të konfiskohet”, tha ai.
Sipas tij, i akuzuari edhe nëse akuzohet për një vepër penale me shumë të vogël, ai do të jetë i detyruar të dëshmojnë prejardhjen e pasurisë në dhjetë vitet e fundit.
Projektligji është përkrahur nga komisionit për legjislacion dhe grupi parlamentar të PDK-së, AAK-së dhe Nisma Socialdemokrate. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë