Në kuadër të zbatimit të agjendës “Drejtësia 2020”, Ministria e Drejtësisë është duke rritur kapacitetet profesionale dhe operative brenda Shërbimit Korrektues të Kosovës, përmes shtimit të numrit prej 120 oficerëve korrektues që do t’i bashkëngjiten Qendrave Korrektuese.
Kandidatët për këto pozita, dje i janë nënshtruar testit kualifikues, përmes një procesi të rregullt dhe transparent. Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka mirëpritur mbarëvajtjen e testimit me shkrim për të gjithë aplikuesit në pozitat e zyrtarit korrektues.
Tahiri konsideron se shtimi i kapaciteteve njerëzore brenda Qendrave Korrektuese është një hap i rëndësishëm në funksionimin e mirëfilltë të Shërbimit Korrektues të Kosovës, me ç ‘rast rritja e kapaciteteve njerëzore do të ndihmoj në përkushtimin që të ruhet rendi, siguria dhe të respektohen të drejtat e personave në vuajtje të dënimit.
“Angazhimi im për ta bërë SHKK-në një sistem të mirëfilltë funksionimi, krahas standardeve ndërkombëtare dhe në rang lideri në rajon dhe më gjerë, po plotësohet edhe me kapacitetet njerëzore. Në kuadër të masave të parapara në agjendën “Drejtësia 2020” përmes një gare transparente dhe të udhëhequr mbi kompetenca, ka nisur procesi i rekrutimit të 120 zyrtarëve të ri si oficer korrektues, për të mundësuar një menaxhim të mirëfilltë të Qendrave Korrektuese, duke rritur përkushtimin për marrëdhënien e qëndrueshme në mes rendit, sigurisë dhe të drejtave të personave në vuajtje të dënimit” ka theksuar ministri Tahiri.
Në konkursin e fundit të shpallur nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, do të punësohen 60 zyrtar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz, ndërsa 60 të tjerët në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë