LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: “Arnimi i qeverisë” me PDK-në është ëndrra që Isa Mustafa e sheh çdo natë

Tahiri: “Arnimi i qeverisë” me PDK-në është ëndrra që Isa Mustafa e sheh çdo natë

I menjëhershëm ka qenë reagimi i ministrit të Drejtësisë, njëherësh anëtar i Kryesisë së PDK-së, Abelard Tahiri, ndaj deklaratës së kryetarit  të LDK-së, Isa Mustafa, i cili ka thënë se nuk ka gjasa “të arnohet qeveria aktuale” më një koalicion PDK-LDK

Tahiri, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se thënë që kur është demokracia në Kosovë, Mustafa është mësuar me humbjen e zgjedhjeve.

“’Arnimi i qeverisë’ me PDK-në është ëndrra që Isa Mustafa e sheh çdo natë, por zgjedhjet që po na presin, do t’ia shkundin edhe këtë ëndërr”, ka thënë Tahiri.


Postimi i plotë i Tahirit:

“Që kur ka arritur demokracia, Isa Mustafa është mësuar me humbjen e zgjedhjeve. Këto që janë në prag, s’janë asgjë tjetër veçse zgjedhjet e katërta me radhë që do t’i humbë si Kryetar i LDK-së.

Paniku për t’i ikur realitetit që e pret, po ia shpërfytyron racionalitetin, duke e marrë PDK-në si referencë. Isa Mustafa dhe LDK-ja në tërësi, duhet ta kuptojnë që ka jetë edhe pa PDK-në dhe nuk është nevoja që të kapen pas PDK-së pafundësisht.

“Arnimi i qeverisë” me PDK-në është ëndrra që Isa Mustafa e sheh çdo natë, por zgjedhjet që po na presin, do t’ia shkundin edhe këtë ëndërr”, ka shkruar Tahiri.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, duke komentuar zërat për vazhdimin e mandatit të qeverisë aktuale, përmes një qeverie me PDK-në, ka thënë se për LDK-në “kësaj pune i ka dekë nëna”. “Të mos i maltretojmë qytetarët me teori konspirative, por t’i ftojmë të bëhemi gati për zgjedhjet e shtatorit”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Lajme
Kalo në kategori