Me mbështetje financiare nga ATRC/USAID Syri i Vizionit po mban një forum dyditor me gratë asambleiste nga Kuvendet komunale të Pejës, Istogut, Junikut dhe Deçanit.

Takimi është pjesë e aktiviteteve që kanë për qëllim të ndihmojë fuqizimin e grave në rajonin, përkrahjen dhe inkurajimin e pjesëmarrjes së grave në pozita menaxheriale, përkatësisht gjetjen e nevojave për asistencën teknike që kanë grupet e grave asambleiste nëpër komuna dhe përkrahja për përmirësimin e politikave dhe legjislacionit rreth fuqizimit të grave.


Në ditën e parë folës kryesor i forumit është Ismet Kryeziu nga KDI dhe Demokracia në Veprim.

Aktiviteti është pjesë e projektit Përkrahje për përkrahjen e grave dhe vazhdon edhe nesër me folës dhe tematika tjera.