Me rekomandim të IPK-së është pezulluar nga detyra komandanti i Stacionit Policor të Skenderajt, pasi kishte shkuar për ngushëllim te familja e Faton Hajrizit.
Lajmi është konfirmuar nga Zyra për Media e Policisë së Kosovës.
Sipas njoftimit, Policia e Kosovës, si një institucion ligjzbatues, vepron në përputhje me autorizimet ligjore dhe rekomandimet e IPK-së.
Komandanti i pezulluar, Muhamet Kajtazi, së bashku me disa zyrtarë të tjerë policorë, kishte shkuar në vizitë për ngushëllime, të veshur me uniforma zyrtare.
Inspektorati Policor kishte rekomanduar pezullimin e tij, duke e cilësuar veprimin si një shkelje të rëndë disiplinore dhe “sjellje të rëndë diskredituese”.