Site icon Telegrafi

Superliga vazhdon me xhiron e 27-të, nxehtë në Gjakovë e Suharekë

Xhiroja e 27-të e Prince Caffe Superligës do të sjellë super ndeshje në elitë.

Ndeshje shumë interesante pritet të zhvillohet ndërmjet Vëllaznimit dhe Ponte Prizrenit. Të dy skuadrat kanë nga tetë fitore dhe 18 humbje, duke grumbulluar nga 34 pikë dhe mund të jetë vendimtare, pasi deri në fund të garave të rregullta do të zhvillohet edhe një xhiro. Skuadrat renditen në pozitën 6, përkatësisht 7 dhe duan të jenë pjesë e “Play-off”-it, kurse skuadra që përfundon në vendin e shtatë do të luajë me finalistin e Ligës së Parë në “Play-out” për një vend në elitë edicionin e ardhshëm.

Të shtunën ndeshja e dytë është ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Rahovecit, dy skuadrave bardhekaltër. Prishtinasit numërojnë 19 fitore e gjashtë humbje, kurse Vreshtarët kanë katër fitore e 22 humbje.

Përballje shumë interesante do të jetë ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Trepcës. Therandasit kanë 19 fitore e shtatë humbje, ndërsa mitrovicasit kanë 15 fitore e 11 humbje. Kjo është edhe një sfidë ndërmjet kampionit dhe nënkampionit aktualë të Kosovës.

Ndeshja e fundit zhvillohet ndërmjet dy skuadrave me traditë, Pejës dhe Bashkimit. Pejanët kanë 19 fitore e shtatë humbje, kurse prizrenasit kanë siguruar pozitën e pestë me 11 fitore e 14 humbje. /Telegrafi/

Prince Caffe Superliga – Java 27

E shtunë

17:00 Vëllaznimi – Ponte Prizreni

20:00 Sigal Prishtina – Rahoveci

E diel

17:00 Golden Eagle Ylli – Trepça

20:00 Peja – Bashkimi

Exit mobile version