Supë minestrone: E pasur dhe e shijshme, në çast do t’ju pushtojë!

Kjo është supë tradicionale italiane, e cila ka prejardhjen që nga koha e vjetër romake Përbërësit:- 2 kungullesha;- selino;- 1 spec;- 1 karotë;- 2 domate;- 5 fletë borziloku;- 20 g proshutë;- 1 qepë;- 1 thelb hudhre;- 20 g gjalpë;- 200 g makarona;- parmezan.
Përgatitja:
▪ Në gjalpin e nxehur fërgoni proshutën dhe shtoni qepën dhe hudhrën e grirë.
▪ Kur qepa të fërgohet, shtoni karotën e grirë, specin dhe selinon dhe marinoni pak.
▪ Domaten hidheni në ujë të vluar, zieni pak minuta dhe nxirreni, qërojeni dhe grijeni dhe shtoni qepën dhe vazhdoni ta fërgoni edhe 15 minuta.
▪ Qitni ujë dhe mbylleni me kapak dhe fërgojeni derisa perimet të zbuten.
▪ Dhjetë minuta para përfundimit të zierjes qitni kungulleshat e grirë.
▪ Zieni makaronat dhe shtoni në supë.
▪ Qitni borzilok dhe parmezan.
Ju bëftë mirë! – transmeton Telegrafi.











































