Një burrë 36 vjeçar nga Australia vdiq të shtunën pasi u sulmua nga një peshkaqen në brigjet e ishullit Fraser.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, burri po peshkonte në ujërat e Indian Head, kur u kafshua nga një peshkaqen.
Burri me këtë rast pësoi lëndime të rënda në këmbë, kur një mjek dhe një infermiere u përpoqën t’ia shpëtonin jetën atij në plazh.
Bëhet e ditur se sulmi i së shtunës shënoi vdekjen e katërt nga peshkaqenët në Australi këtë vit.
Në muajin prill u raportua për një rast pothuajse të ngjashëm, kjo pasi Zachary Robba, 23 vjeç, vdiq nga sulmi i një peshkaqeni në po të njëjtin ishull. /Telegrafi/