Flutura Açka
Unë jam një dikush që e dua Kosovën mbase më shumë se Shqipërinë, për shumë arsye të miat personale, megjithëse nuk i ndaj dot. Ndaj, ide të tilla si kjo e “Presidentit kombëtar” që lëshoi lideri ynë sot, do të më pëlqenin shumë dhe do të më kishin ngazëllyer mjaft, po të mos ishin ca thera të vërtetash që më pengojnë.
Do të më pëlqenin, po të mos ishte një shashkë që do të na marrë ca ditë kohë vëmendjen sa të firmosen ca hidrocentale të reja vrasës të natyrës sonë, dhe ca PPP të reja që do t’i shesin dhe kubaturat e fundit te ajrit që kemi ne shqiptarët.
Do të më pëlqenin, po të mos fshihnin prapa ëndrra vuajeriste sulltanati të dukshme mes liderëve shqiptarë, veçmas të atyre që besojnë se janë burra shteti dhe kanë autoritetin e fjalës së madhe, mu si e “dhëndrit në dasëm”.
Do të më pëlqenin, sikur liderët tanë të kishin bërë minimumin për bashkimin shqiptar, në heshtje, me veprime konkrete, për gjëra vërtet utilitare kombëtare.
Vetëm pak javë më parë, ministri shqiptar i Diasporës deklaroi se nuk hiqet dogana shqiptaro-shqiptare, sepse nuk e lënë interesat e tregtarëve. Të kujt tregtarëve? Cilët tregtarë kanë fuqi të dominojnë politikat tregtare të një kombi, përveç në qofshin vetë politikanët tregtarët që kanë monopolet në dorë këtej dhe andej kufirit. Deklarata e sinqertë e ministrit shqiptar (një ndër të rrallat e sinqerta historikisht), ishte certifikimi i një shteti të kapur. Pas kësaj deklarate, në një vend demokratik normal, do të kishin pasuar dorëheqje ministrash shqiptarë në të dy qeveritë, në Shqipëri e Kosovë, por askush nuk u shqetësua.
A e dinë këta zotërinj se për shkak të asaj dogane shqiptaro-shqiptare, një pjesë e librave (një zero e papërfillshme në shifrat e doganave shqiptare) shtegton me mushka maleve që të shkojë në Kosovë apo anasjelltas? Kur ende libri dhe gjuha shqipe nuk mund të komunikojnë të lirë mes nesh, çfarë pritet për të tjerat? Në Shqipëri hyjnë më lirë krundet serbe për furrat e bukës se specat dhe kajmaku i Kosovës.
Do të më pëlqenin, sikur të mos kishte qenë e përsëritur sjellja fyese personale e tij ndaj “alpinëve” dhe gjuhës së gegëve dhe atyre që jetojnë jashtë territorit historik të “çunave te Tironës”, një gjuhë që e flet dy e treta e kombit. Një lider kombëtar i do njësoj si hienat e pasurive tona dhe ata “të korruptuarit” që shesin majdanos te cepi i rrugës. Mbi të gjitha, një lider i madh përkulet para më të dobëtit, qytetarit të thjeshtë, edhe kur ai me padijen e tij të fyen me gabimet gjuhësore në virtualitet.
Deklarime të tilla do të më pëlqenin, po të mos e dija se një pjesë e mirë e atyre që flasin sot për marrëdhëniet për Kosovën, madje dhe të atyre na përfaqësojnë në botë, të mos ishin bijtë e atyre që e hoqën Kosovën nga mësimi në shkollat tona tek rriteshim. As tani, nuk është se Kosova është aq gjerësisht në tekstet tona të shkollore, mjafton të shohësh lajmet në televizionet shqiptare, kur Kosova përmendjet tek lajmet e rajonit, sikurse mbase edhe në televizionet e Kosovës, lajmet nga Shqipëria mund të jenë më periferike, aty afër atyre të huaja.
Por, ka një ndryshim të madh mes një shteti të brishtë si i Kosovës, i cili po bëhet shtet edhe pse me autoritet të cenuar nga liderët e tij të korruptuar, dhe një Shqipërie që kurrë nuk u bë shtet nga hajdutët e vet me pushtet. Shqipëria mjerisht ka shtetin më qesharak në botë, e kam fjalën nga Presidenti e poshtë. Krahasimin mes dy shteteve shqiptare e nxjerr lehtë kushdo, mjafton të takosh një polic në rrugë në trafik në Kosovë dhe në Shqipëri. Provojeni dhe do ta shihni ndryshimin.
Ose shkoni në ndonjë spital, ose shkoni për pushime diku atje. Kështu që edhe liderit tonë, dhe kujtdo lideri pseudonacionalist, u ka shtegtuar e drejta për deklarata të tilla, sepse ato në vend që ta ndihmojnë Kosovën këto ditë, mund t’i zgjojnë nga hutimi armiqtë e saj dhe ta keqpërdorin kundër nesh këtë deklaratë të parakohshme, në mos të rrezikshme, të liderit tonë të madh. Dhe nuk më duket aspak çudi që deklarata ndodh në të njëjtën kohë kur Cipras deklaron në Greqi se i ka dhënë viston ministrit të tij të jashtë të përmbyllë dhe ta vulosë marrëveshjen e detit me Shqipërinë (edhe të tjerat që nuk iu bënë kurrë transparente kombit), sepse piketat janë vënë dhe dollia e shqymjes së re shqiptare, është ngritur.
Ndaj, bëni një herë detyrat e vogla, se të mëdhatë i bën koha vetë. Pra, filloni nga gjëra të vogla, nga libri që juve mund t’ju duket “humbje” e madhe po ta lini të qarkullojë i lirë. Unë merrem me librin dhe gjuhën, ndaj ato po përmend. Po qarkulloi libri, qarkullon thelbi ynë. Dhe… kur t’ju bjerë rruga nëpër Kosovë, pasi të ktheheni nga takimet me liderë serbë, mos i vini këmbët në tavolinë me krekosje para atyre që ju shërbejnë të paguar me taksat e shqptarëve, mos iu gërçisni atyre që nuk ua paskan bërë bukën në kohë, pasi duart e tyre të lodhura janë më të ngadalta se rrotat e makinave tuaja luksoze. Dhe i prisni thonjtë dhe e gdhendni pak gjuhën, mund të humbim fonde të Europës, por edhe territore, kur firmosni dhe flisni në emrin tonë.
Kështu, duke i sjellë në mend të gjitha këto, më bren dyshimi se deklarata e “Presidentit kombëtar” (lexo, “Hajdutit kombëtar!”) është një show i zbarët kombëtar. Lideri ynë largpamës, pasi nuk mundi dot ta bindë Merkelin për të qenë lider i Ballkanit, me gjithë atletet e tij, po përpiqet mbase për një sulltanat shqiptar. Epo, kot nuk e kemi “kardesh” ne Erdoganin!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Duda Balje: Nuk do ta pranoja kurrë fëmijën tim nëse do të ishte pjesë e komunitetit LGBT+, as femrat që bëjnë IVF pa partner s'i kuptoj

BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania