LAJMI I FUNDIT:

Suhareka dhe Malisheva luajnë vetëm për fitore, formacionet zyrtare

Suhareka dhe Malisheva luajnë vetëm për fitore, formacionet zyrtare

Suhareka dhe Malisheva kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Therandasit janë nikoqir të malishevasve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në “Stadiumin e qytetit” me fillim nga ora 14:00.

Ekipi i Mirel Josës vjen nga një formë e dobët e gjithë sezonin pranveror dhe synon tri pikët për t’i ikur zonës që e rrëzon një kategori më poshtë.


Në anën tjetër, ekipi i Bekim Isufit ka pasur luhatje në javët e fundit, por gjithashtu synon fitore nga kjo ndeshje për të katapultuar vendin në top treshe.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me ekipet më të mira të mundshme.

Suhareka: Ozdogan; Hasanaj, Kodra, Memolla, Stijepovic; Ajvazi, Boshnjaku; Berisha, Susuri, Fetahaj; Zeka;

Malisheva: Avdyli; Pira, Kryeziu, Xhaka, Veliu; Ndjigi, Brruti, Limaj; Hazrollaj, Bunjaku, Aliu;

/Telegrafi/