LAJMI I FUNDIT:

Suedia dërgon qindra trupa në Letoni për t’iu bashkuar brigadës shumëkombëshe të NATO-s

Suedia dërgon qindra trupa në Letoni për t’iu bashkuar brigadës shumëkombëshe të NATO-s

Qindra trupa suedeze kanë mbërritur në Letoni për t’iu bashkuar një brigade shumëkombëshe të udhëhequr nga Kanada përgjatë krahut lindor të NATO-s.

Një anije që transportonte pjesë të një batalioni të mekanizuar këmbësorie mbërriti në portin e Rigës, kryeqyteti i Letonisë, i shoqëruar nga forcat ajrore suedeze dhe njësitë e marinës suedeze dhe letoneze, njoftuan forcat e armatosura suedeze në një deklaratë.

Bëhet e ditur se ato po bashkohen me një brigadë shumëkombëshe të udhëhequr nga Kanada përgjatë krahut lindor të NATO-s, një mision që Suedia po e quan operacionin e saj më të rëndësishëm deri tani si një anëtar i aleancës perëndimore.


Letonia kufizohet me Rusinë në lindje të saj dhe me Bjellorusinë në juglindje të saj.

E tensionet janë të larta në Evropën Qendrore për shkak të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

Forcat e armatosura të Suedisë deklaruan se misioni prej 550 trupash do të kontribuojë në parandalimin dhe përpjekjet mbrojtëse të aleancës dhe do të sigurojë stabilitetin në rajon dhe se “shënon angazhimin më të madh të Suedisë që nga anëtarësimi në NATO”.

Komandanti Henrik Rosdahl i Batalionit 71 tha se ndjente krenari të madhe për kontributin në mbrojtjen kolektive të aleancës.

“Është një ditë historike”, tha Rosdahl.

Raportohet se trupat suedeze bashkohen me një nga tetë brigadat e NATO-s përgjatë krahut lindor të aleancës. Batalioni është i vendosur jashtë qytetit të Adazi, afër Rigës.

Ndryshe, Suedia u bashkua zyrtarisht me NATO-n në mars si anëtari i 32-të i aleancës ushtarake transatlantike, duke i dhënë fund dekadave të neutralitetit të pas Luftës së Dytë Botërore dhe shekujve të mos-angazhimit me fuqitë e mëdha.

Finlanda gjithashtu braktisi neutralitetin e saj për t’u bashkuar me NATO-n në prill 2023. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dodik dënohet me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalimi të mbajtjes së postit të presidentit të Republikës Serbe

Dodik dënohet me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalimi të mbajtjes së postit të presidentit të Republikës Serbe

Bosnja
Dodik reagon pasi u dënua me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës së presidentit

Dodik reagon pasi u dënua me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës së presidentit

Bosnja
Ngjall spekulime mavijosja misterioze e dorës së Trumpit, arsyetohet Shtëpia e Bardhë

Ngjall spekulime mavijosja misterioze e dorës së Trumpit, arsyetohet Shtëpia e Bardhë

Amerika
Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Amerika
ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

Evropa
Arrestohet kandidati pro-rus për president të Rumanisë

Arrestohet kandidati pro-rus për president të Rumanisë

Rumania
Kalo në kategori