LAJMI I FUNDIT:

Sudani pajtohet që ish-presidenti Omar al-Bashir duhet të përballet me akuzat në Hagë

Sudani pajtohet që ish-presidenti Omar al-Bashir duhet të përballet me akuzat në Hagë

Udhëheqësit e Sudanit janë dakorduar se të kërkuarit nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC), duhet të dorëzohen.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bashkëpunimi u arrit përmes bisedimeve midis qeverisë së Sudanit dhe grupeve rebele nga rajoni Darfur.

Në këto bisedime u arrit vendimi se ish-presideni Omar al-Bashir duhet të dërgohet në Hagë që të përballet me akuzat.


Ai është akuzuar për gjenocid dhe krime lufte në konfliktin që shpërtheu në Darfur në vitin 2003, i cili vrau rreth 300,000 njerëz.

“Drejtësia nuk mund të arrihet nëse ne nuk i shërojmë plagët”, tha zëdhënësi i qeverisë Mohammed Hassan Eltaish. “Ne u pajtuam se të gjithë ata që kanë urdhër-arreste të lëshuar kundër tyre do të paraqiten para Gjykatës Penale Ndërkombëtare”, ka shtuar ai.

Omar al-Bashir është shkarkuar nga pozita e presidentit në prill të vitit të kaluar.

Prokurorët e Gjykatës Penale Ndërkombëtare në Hagë kanë kërkuar që ai të dalë në gjyq për vrasjet në Darfur.

Në dhjetor, Bashir u dënua me dy vjet në një strukturë të reformës sociale për korrupsion, mirëpo, sipas ligjit sudanez, njerëzit mbi moshën 70 vjeç nuk mund të vuajnë kushtet e burgut.

Bashir tani është 76 vjeç.

Prokurorët në Sudan gjithashtu e kanë akuzuar atë për vrasjen e protestuesve gjatë demonstratave që çuan në shkarkimin e tij. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Partitë gjermane arrijnë marrëveshje për ndryshimin kushtetues, duke hequr “frenën e borxhit”

Partitë gjermane arrijnë marrëveshje për ndryshimin kushtetues, duke hequr “frenën e borxhit”

Evropa
Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

Botë
I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Botë
Koha për riarmatosjen e Evropës, BE-ja shpalos planin

Koha për riarmatosjen e Evropës, BE-ja shpalos planin

Evropa
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Paralajmëron Zelensky: Putin do ta refuzojë marrëveshjen, ai nuk thotë jo drejtpërdrejt, i zvarrit gjërat

Paralajmëron Zelensky: Putin do ta refuzojë marrëveshjen, ai nuk thotë jo drejtpërdrejt, i zvarrit gjërat

Botë
Kalo në kategori