Në kampusin studentor në Henan të Kinës, një student i paemëruar ka përtuar të zbresë shkallët nga kati i pestë i konviktit, për të marrë ushqimin që kishte porositur.
Ai ka lidhur dhjetë çarçafë dhe i ka lëshuar poshtë, së bashku me paratë e vendosura në një qese, transmeton Telegrafi.
Pasi ka marrë të hollat, personi që bëri dërgesën ka vënë në atë qese ushqimin dhe studenti e ka tërhequr lart.
Veprimi tij që është fotografuar nga të pranishmit, ka bërë që të jepen komentet të ndryshme në rrjetet sociale.
Derisa shumica e kanë quajtur dembel, të tjera kanë menduar se është kreativ dhe me ide që mund t’i ndihmojnë në të ardhmen.
“Nuk ke nevojë të mundohesh kur je i mençur”, si dhe “kjo është qetësia e jetës studentore”, janë dy nga komentet që janë lënë lidhur me rastin. /Telegrafi/