LAJMI I FUNDIT:

Stoltenberg: Në korrik merret vendimi për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO (Video)

Stoltenberg: Në korrik merret vendimi për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO (Video)

Shefi i NATO-s shpreson se mundet të merret vendim për fillim të bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë në NATO në samitin e NATO-s më dhe 11 dhe 12 korrik në Bruksel, deklaroi Jens Stoltenberg për “Frans24”.

“Shpresoj se do të ketë përparim për IRJM-në sepse ata arritën marrëveshje me Greqinë për çështjen e emrit. Nëse kjo marrëveshje do të finalizohet dhe nëse ndërrohet emri në Republika e Maqedonisë Veriore, atëherë mundemi të fillojmë për anëtarësim të IRJM-së në NATO. Sinqerisht shpresoj se këtë mund ta arrijmë”, tha Stoltenberg, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në pyetjen e parashtruar nga gazetari se a ka afat kohor anëtarësimi i Maqedonisë në NATO, Stolenberg u përgjigj:


“Kjo varet prej finalizimit të marrëveshjes në Shkup. Unë shpresoj se do të mundemi të fillojmë me bisedimet për anëtarësim në Samit, përkatësisht të marrim vendim për fillimin e IRJM-së në Samitin e NATO-s në korrik, nëse shkon procedura e ratifikimit dhe referendumit këtë vit”, deklaroi Stoltenberg./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Kalo në kategori