LAJMI I FUNDIT:

Stagnojnë dërgesat e procesorëve

Stagnojnë dërgesat e procesorëve

Kompjuterët tablet, por edhe disa faktorë tjerë, kanë sjellë deri tek ndikimi i madh në tregun e mikroprocesorëve për kompjuterë desktop në fund të vitit të kaluar, prandaj analistët e kompanisë IDC kanë konkluduar se dërgesat e CPU-ve kanë mbetur në nivelin e njëjtë, madje kanë rënë për afro një për qind në krahasim me tremujorin e katërt të vitit 2009.

Stagnimi në tregun e CPU-ve nuk është një gjë me të cilën do të duhej të krenohej, mirëpo përkundër kësaj kompania Intel është e kënaqur me rezultatet e arritura kur merret parasysh se ka arritur të rrisë pjesëmarrjen e saj tregtare në 80.8 për qind duke u lënë kompanive konkurrente vetëm AMD e VIA 18.9 dhe 0.3 për qind të tregut. Gjatë vitit të kaluar Intel kishte pasur ‘vetëm” 80.7% të pjesëmarrjes së tregut. /Telegrafi/