LAJMI I FUNDIT:

SSD-të e Samsungut për portativët ultrabook

SSD-të e Samsungut për portativët ultrabook

Samsung ka filluar me prodhimin masiv të zgjidhjeve SSD brenda linjës PM830, që i dedikohen kompjuterëve të ardhshëm ultrabook. SSD-ja për modelet e ardhshëm të ultratportativëve është i paketuar në një kartelë mSATA për hir të dimensioneve sa më të vogla dhe ka përkrahjen për ndërfaqen SATA 6 Gbps.

Samsung zgjidhjen synon ta ofroj në dy versione – me kapacitetin prej 32 GB si cache dhe si shtesë e diskut klasik dhe si SSD për deponimin e të dhënave në kapacitetet prej 64, 128 ose 256 GB. Samsung për zhvillim përdorë çipat NAND të punuar në gjeneratën 20-nanometërshe të procesit prodhues dhe deklaron performancat prej 500 MB/s për lexim dhe 260 MB/s për shkrimin e të dhënave.

Është përdorur edhe enkriptimi harduerik 256-bitësh, e zgjidhja sipas të gjitha gjasave do të jetë në dispozicion vetëm për partnerët OEM. /Telegrafi/